Kryeministri Edi Rama ka përfunduar takimin me të rinjtë e FRESSH-it dhe ka mbërritur në selinë e Kuvendit për seancën e jashtëzakonshme që pritet të nisë nga çasti në çast.
Në këtë seancë pritet të votohen 6 ministrat e rinj teknikë të propozuar nga opozita, kryetari i KQZ-së, si dhe Avokati i Popullit, si dhe komisionet e Vettingut. Pas votimit final të ministrave teknikë, ata do të bëjnë betimin në Presidencë.
Ashtu siç e kemi përmendur edhe dje shumica e emrave janë teknikë, profesionistë të fushave dhe pse një pjesë e tyre kanë pasur një lidhje të shkuar me Partinë Demokratike.
Ata do të qëndrojnë pak kohë në krye të dikastereve, pasi kujtojmë që pas zgjedhjeve të 25 Qershorit në shtator do të rikonfigurohet qeveria e re.
Përveç gjashtë ministrave të rinj në Kuvend do të votoohen sot dhe zëvendëskryeministrja e re si dhe kreu i KQZ-së dhe Avokatja e Popullit.