Përfundon verifikimi i 94 kutive të Peqinit dhe Gramshit.
Gjithë procesverbalet e konstatimit do i vihen në dispozicion PD që do bëjë analizën e gjetjeve dhe më pas kërkesat që kane do i paraqesin në seancën e radhës së KAS.
Nesër rinis procesi me rinumërimin e votave të qarkut Tiranë.
Gjatë procesit të verifikimit vëzhguesit e PD konstatuan disa parregullsi. Në 15 raste, fletët e votimit kishin një vulë dhe jo dy. Po ashtu kishte raste ku u konstatuan mungesa e fletëve të papërdorura. Sakaq nuk munguan as raste të votimi të një personi që nuk e kishte emrin në listën e zgjedhësve.