14:23 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përgënjeshtrohet ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç. Guinea-Bissau njeh Kosovën

17:50 | 19/02/2018
në Aktualitet, Flash, Kosova, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përgënjeshtrohet ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç. Guinea-Bissau njeh Kosovën

Shteti i Guinea-Bissaut edhe një herë ka konfirmuar njohjen e Kosovës si shtet. Ministri i shtetit të Guinea-Bissau Fabien Sagna gjatë ditës së sotme ia ka dorëzuar presidentit Hashim Thaçi letrën e njohjes së Kosovës nga ky shtet. Ky rikonfirmim ka hedhur poshtë pohimet e ministrit të Jashtëm të Serbisë Ivica Daçiq, i cili gjatë vitit të kaluar kishte deklaruar se Guinea ka tërhequr njohjen për Kosovë.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim ministrin e Shtetit dhe shef i Shtatmadhorisë së presidentit të Guinea-Bissau Fabien Sagna dhe këshilltarin e presidentit, Paulino Cabral.

Në këtë takim, ministri i shtetit të Guinea-Bissau Fabien Sagna ia dorëzoi presidentit Thaçi letrën e presidenti të Guinea-Bissau, José Mário Vaz, me të cilën rikonfirmohet njohja e Kosovës nga ky shtet.

Presidenti Thaçi ka falënderuar ata për prezencën e tyre, pikërisht në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se kjo është dëshmia më e mirë se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Guinea-Bissau janë më të forta sesa çdo përpjekje për t’i lënduar ato.

“Falënderoj presidentin Vaz, qeverinë tuaj për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kosova do të jetë gjithmonë një shtet mik i juaji dhe synojmë të thellojmë edhe më shumë bashkëpunimin.” – ka thënë Presidenti.

Nga ana tjetër, ministri i Shtetit dhe shef i Shtatmadhorisë të presidentit të Guinea-Bissau, Fabien Sagna në emër të presidentit Vaz, ka uruar presidentin dhe popullin e Kosovës për dhjetëvjetorin e pavarësisë.

Burimi: Express

Pas

“M’u duke një lojtar me b*thq…”, kroati flet shqip dhe lë nam në emision (VIDEO)

Para

Shezai Rrokaj: Shkak i përplasjes në komision ishte mungesa e ministres Kumbaro. Në UT të gjithë i kanë tejkaluar kompetencat.

Para
Shezai Rrokaj: Shkak i përplasjes në komision ishte mungesa e ministres Kumbaro. Në UT të gjithë i kanë tejkaluar kompetencat.

Shezai Rrokaj: Shkak i përplasjes në komision ishte mungesa e ministres Kumbaro. Në UT të gjithë i kanë tejkaluar kompetencat.

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbështetje daneze për integrimin evropian të Shqipërisë, Ministri Hasani: “Forcojmë bashkëpunimin gjatë presidences daneze të BE-së”

“Të çmendur” pas Napolit, rekord kërkesash për bileta nga tifozët, në prag të ndeshjes ndaj Cagliarit

BE pranon të heqë sanksionet ekonomike ndaj Sirisë, por me kushte të qarta

BE miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë, Kallas: Duam të shohim veprime të forta të SHBA-së ndaj Moskës!

Ish-shefi i NATO-s: Evropës i duhet një model i ri sigurie

Sezoni turistik në Lezhë nën monitorim, Ndreu: Subjektet që do krijojnë ndotje do të përballen me gjoba

Nuk siguroi dot votat të hynte në Kuvend, reagon Gjylameti: Ne s’bëjmë luftëra të vogla, bëjmë beteja të mëdha për jetët e njerëzve, jo për vete

A do të vazhdojë kontrata 6 mld dollarëshe e lobimit? Berisha: Pagesa nga fondacion atdhetar shqiptar në SHBA, s’ka lidhje me zgjedhjet

Mbyllet numërimi i votave! PS me 53 emra të rinj në Parlament, PD me “veteranët” (Detajet)

Mbyllet numërimi i votave! PS me 53 emra të rinj në parlament, PD me “veteranët” (Detajet)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.