Sonila Meço dhe Enton Abilekaj përgënjeshtrojnë kalimin te ”Ora News”, duke thënë se nuk kanë nënshkruar ndonjë kontratë, siç po qarkullon këto ditë në medie.
U përfol nga portalet se dy gazetarët do të kalonin në pozicionet e moderimit të lajmeve dhe drejtorit të informacionit, por gjithçka është hedhur poshtë prej tyre.
E pyetur nga ”Shuplaka”, Meço e thotë hapur se s’ka asgjë të vërtetë. “Nuk ka asgjë të vërtetë, s’di si ka lindur kjo fantazi, kush e ka ushqyer me ‘dëshirë’.”, tregon gazetarja.
Po kështu Abilekaj nuk ka nënshkruar asnjë kontratë.
“Më ka kapur krejt në befasi dhe e vetmja gjë e mirë është se u bënë të gjallë miq që nuk i dëgjoja prej kohësh.”, vazhdon të komentojë Meço.
Por pse portalet po përhapin lajme të rremë rreth tyre? Edhe vetë profesionistët janë gjetur në befasi nga lajmet e rreme, për të cilat minimalisht gazetarët duhet t’i kishin pyetur. Meço dhe Abilekaj prej vitesh kanë dhënë kontributin e tyre si profesionistë të gazetarisë në pozicione drejtuese por së fundi kanë zgjedhur të bëjnë një shkëputje nga televizioni./Valmora Gogo-Shuplaka