Gjermania tronditet sërish nga sulmet horror. Në një stacion treni në Duseldorf, gjatë ditës së sotme disa persona kanë sulmuar me sëpatë kalimtarët.
Mediat gjermane raportojnë për pesë të plagosur, midis tyre edhe një vajzë e moshës 13-vjeçare. Policia ka arrestuar dy prej agresorëve, ndërkohë që në kërkim janë shpallur edhe disa të dyshuar të tjerë.
Pas kësaj ngjarjeje tragjike, autoritetet gjermane janë detyruar të mbyllin stacionin e trenit. Përveç kësaj, forcat anti-terror kanë rrethuar zonën, ndërkohë që policia po kryen edhe patrulla nga ajri.
Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist, megjithatë policia ka nisur hetimet. (D.D/Shuplaka)