Një ngjarje e rëndë ka ndodhur disa minuta më parë në Ballsh, ku burri ka vrarë gruan dhe motrën e saj.
Policia e Mallakastrës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Gazment Musta 34 vjeç.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi dyshohet se në gjendje të dehur, rreth orës 17.30 në banesën e tij në Ballsh, për motive të dobëta, ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen G.C, 31 vjeçe si edhe motrën e bashkëshortes, shtetasen M.C, 18 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në vend.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.
(M.Q/Faxweb.al)
Discussion about this post