Pas denoncimit të ish deputetit të opozitës Bardh Spahia, për rastin e 26 vjeçarit Armando Gecaj, i cili mbahej i mbërthyer në pranga gjatë trajtimit në spital, ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha.
Në një postim në rrjetin social Faceook, nën titullin “Përgjigja e vetme është shpagimi”, Berisha duke dënuar trajtimin që i bëhet Gecaj dhe shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e tij për rastin tha se: “Krye krimineli Edvin Kristaq Urrejtesi mban te lidhur ne pranga ne shtratin e reanimacionit te riun Armando Gecaj pasi e kane torturuar dhe keqtrajtuar kafsherisht ne komisariatin e krimineleve me uniforme, per fajin e vetem se ka marre pjese, ne perputhje me te drejtat e tij kushtetuese, ne proteste kunder narkoshtetit dhe kreut te tij.”
Berisha po ashtu i ka bërë thirrje mbështetësve për qëndresë ndaj këtyre “akteve antikushtetuese dhe terrorizmit shteteror te narkoshtetit“-sikurse është shprehur ai, duke thënë ndër të tjera se: “Te bejme gjithçka per shpagimin e merituar ndaj ketyre banditeve, horrave dhe krimineleve qe nuk kane moral, ligj as dhe kushtetute.”
Postimi i plotë:
Pergjigjia e vetme eshte shpagimi.
Miq krye krimineli Edvin Kristaq Urrejtesi mban te lidhur ne pranga ne shtratin e reanimacionit te riun Armando Gecaj pasi e kane torturuar dhe keqtrajtuar kafsherisht ne komisariatin e krimineleve me uniforme, per fajin e vetem se ka marre pjese, ne perputhje me te drejtat e tij kushtetuese, ne proteste kunder narkoshtetit dhe kreut te tij.
Miq, duke i shprehur mbeshtetjen dhe solidaritetin tim me te madh Armandos,bashkluftetarit tine trim denoj me forcen me te madhe keto akte terroriste antikushtetuese dhe iu bej thirrje te qendrojme fuqishem te pamposhtur ndaj terrorizmit shteteror te narkoshtetit dhe te bejme gjithçka per shpagimin e merituar ndaj ketyre banditeve, horrave dhe krimineleve qe nuk kane moral, ligj as dhe kushtetute.Fitore sb