Moisi Habilaj dhe Sabaudin Çelaj vazhdojnë bisedën në këto përgjime të autoriteteve italiane të siguruara nga Politiko.al. Në pjesën më të madhe flitet për mënyrën e ndarjes së parave të fituara nga ngarkesa e çuar në destinacion për të gjithë të përfshirët.
Koment
Biseda duket pa ndonjë interes deri kur merr një kthesë me një element të patrajtuar më parë në median shqiptare, pavarësisht zbardhjes së dosjes së plotë të Prokurorisë italiane (në variantin tekst). Habilaj dhe Çelaj flasin për një takim me dikë (duket si italian, por emri nuk del i qartë) dhe për frikën e një personi tjetër, i cili nuk identifikohet.
Frika shfaqet edhe te të dy bashkëbiseduesit, dhe Moisiu e pranon kur thotë: ‘po filloi të punojë ai nuk do ngelet mi përjashta’. Biseda vazhdon e paqartë, por ‘personi misterioz’, sipas të gjitha gjasave është ‘dikush lart në qeveri’.
Me sa duket mbi Saimir Tahirin.
Biseda e zbardhur:
Moisiu: që do dalim diku do dalim
Sabi: Janë i çikë të shtrenjta ë?
Moisiu: Këtu në Itali kur bën skontrino (ulje) dhe të humbet, vete bën denoncim në polici dhe ta japin pa lek. E merr në dyqan me garancimin e karabinierisë, të financës së policisë, dhe ta japin pa lek.
…(i tregon diçka)
Sabi: Sa, 20 mijë lekë (euro) të vanë të gjitha?
Moisiu: 20 mijë lekë (euro)!
….ofshan…T’u japim nga 2 mijë lekë këtyre njerëzve për Vit të ri?
Sabi: Varu k…atyre…!
Moisiu: Mbajmë nga një 5 mijë lekëshe për vete për Vit të ri.
Sabi: T’u japim nga 2 mijë lekë njerëzve dhe të mbajmë nga një 500 për vete?
Moisiu: Nga një 5 mijëshe për vete…
Sabi: T’i lëmë një 500 edhe këtij …..(emri nuk kuptohet qartë) të mutit.
…..(pauzë. muzikë.)
Sabi: Se për të ardhur këtu kanë ata, po s’do kenë për Vit të ri.
Moisiu: T’i lëmë 500 lekë ne dhe ta lëmë të vijë në Shqipëri më datën 27.
…Më datë 27 takojmë njerëzit ne, të marrë përgjigjen.
Moisiu: Oo ta bëjmë këtë punë. Ne po të kemi lekë e bëjmë punën, a të qivja, nuk jemi shurra.
…(flasin për drejtimin që do marrin me makinë).
Moisiu: A ç’kishte një Rolex të mirë ai ia q…motrën!
Sabi: E
Moisiu: Ai i dyqanit. Nja 6 mijë euro. Do ia marr herën tjetër me kismet. Do ia marr për vete ta mbaj për vete.
…A i kam q…. motrën, po bëjmë një…Ik ore, vari k…. Ik ore, se ato nuk mbarojnë kurrë. Ku mbarojnë, a të qivja!
Sabi: Ik ore, se mbarojnë.
…(muzikë. pauzë. sharje).
Sabi: Të heqim ndonjë gjë ta ndajmë?
Moisiu: Ça do heqim? 90 janë gjithë ato. 60 ia dhamë atij.
…do nxjerrësh ndonjë gjë t’ja çojmë atij. Mo na ngelet gjë. Na ngelen 30.
…edhe 10 këtu, 40.
Sabi: Shëndetin o c’i q.. motrën, po për të marrë të kemi.
Moisiu: Po lëre o, vari k….!
Sabi: I the që do takojmë ….? (një emër që nuk kuptohet, ndoshta italian).
Moisiu: I thashë.
Sabi: Lëre tha…?
Moisiu: Lëre, mos i bëj gjë se kam frikë, tha.
Sabi: Ashtu tha?
Moisiu: Për Zotin kështu më tha!
Sabi: Kam frikë, tha?
Moisiu: Po filloi të punojë ai, asnjë mi nuk do ngelet përjashta.
Sabi: Epo është problemi po filloi kjo normal nuk ta lënë të punojmë.
Moisiu: Po s’e ngacmove tha, se ia thashë dhe Kedës (emër i paqartë), po s’e ngacmove nuk të luan ai. Rrugët ngado që vete ai i ka të mbyllura. Sikur ç’ar dëmi do të bëjë.
…(dialog i paqartë, por me sa dëgjohet Moisiu shpreh admirimin për dyqanin e bizhuterive ku bleu diamantet për nënën dhe nusen e Tahirit).
Sabi: Ne për vete na duhen nga këto të hajdutëve. Unë dua një varëse të mirë, një byzylyk, një orë. Do i gje nga këto të hajdutëve kështu.
http://www.politiko.al/2018/01/pergjimet-audio-iv-frika-e-habilajve-nga-personi-misterioz-mbi-saimir-tahirin-po-filloi-te-punoje-ai-asnje-mi-nuk-ngelet-perjashta/#http://www.politiko.al/wp-content/uploads/2018/01/EKSLUZIVE-FOTO-TITULL-3.jpg