Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, vijon me qëndrimin kundër lidhur me përgjimet me audio dhe video ndaj zyrtarëve të lartë, përfshirë këtu përgjimet edhe në krevatin apo tualetin e tyre.
Në një diskutim mbi lighjet antikorrupsion, Manjani është shprehur se projektligjet antikorrupsion kanë mangësi të theksuara sa i përket respektimit të të drejtave të njeriut.
“Dyshimi i arsyeshëm i bazuar në indicie është ta ulësh në thelb veprimtarinë prodhuese të prokurorisë në abuzim. Të drejtat e njeriut në këtë formulim janë tashmë në rrezik”, mësohet të ketë thënë ministri.
Sipas tij, ligji për përgjimet është edhe shkelje e privatësisë, pavarësisht se organet e ndjekjes kanë të drejtat e tyre, ato vlejnë deri në një pikë.
“U Kritikua në Britani dhe kur them atje ku besueshmëria e policisë dhe organeve hetimore janë super të rrepta, të garantuar dhe profesionistë por mgjths u debatua. Evropa Kontinentale ka një qëndrim tjetër, përfshi këtu edhe anglosaksonët të cilët janë më agresiv në kuptimin e survejancës. Ka praktika të Gjykatës së Strasburgut ku arrihet në konkluzionin se jo kudo dhe për gjithçka survejohet. Ne kemi bërë disa hapa në drejtim të mbikëqyrjes publike, pa diskutim që organet e ndjekjes kanë të drejta që duhet ta bëjnë edhe pjesën e parandalimit edhe të përgjimit procedural por jo në banesë, jo në krevatin bashkëshortor dhe jo në tualet. Me audio dhe video thotë ligji”, vijoi ai më tej. (XH.A/SHUPLAKA)