Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ishte në Durrës, ku bëri përmbylljen e fushatës në këtë qytet pvarësisht se u proit me tensione të shumta nga protestuesit që kishin dalë ti pengonin aktivitetin.
Mitingun e hapi kryetari actual i bashkisë bregdetare, Vangjush Dako, i cili duke mos lënë pa përmendur investimet e shumta që sipas tij ka realizuar në drejtiumin e pushtetit vendor, komentoi edhe akuzat që hidhen në adresë të tij në lidhje me korrupsionin dhe përfshirjen nga ana e tij e kriminelëve në proceset zgjedhore ashtu sikurse e gfaktuan edhe përgjimet e publikuara nga Bild.
“Gjatë 12 viteve cdo banor e ka prekur investimin që është bërë nga bashkia. Jemi të sigurt që cdo qytetar është i kënaqur dhe i është rritur cilësia e jetës. në 12 vite jemi akuzuar për betonizim, prishje të historisë dhe blerje të votave.
Unë dua t’u them të gjithëve se gjatë këtij mandati janë dhënë vetëm 17 leje ndërtimi. Na akuzojnë për blerje votash, ju jeni dëshmitar që cdo qyetar ka votuar PS-në nga viti në vit dhe kjo nuk ka ardhur rastësisht, por nga mirësjedhja jonë, nga mosndarja që u kemi bërë qytetarëve dhe nga puna jonë e përditshme. Por e vërteta është që ata nuk e pranojnë dot që Durrësi nga bastion i PD-së është kthyer në bastion të PS-së.
Ata nuk e përtypin dot humbjen prandaj hedhin baltë, nuk e pranojnë tradhtinë që u kanë bërë demokratëve të këtij qyteti. Unë jam i sigurt që puna për turizmin do të vijojë edhe në katër vitet e ardhshme. Valbona Sako do te vijoje punet tona”, tha Dako ndër të tjera.
Ndërkohë në këtë takim foli edhe kandidati për bashkinë e Shijakut, Elton Arbana i cili nga përgjimet e Bild u zbulua për lidhjet e ngushta që kishte më Astrit Avdylajn.
Në takimin elektoral që u zhvillua në Durrës, Arbana sulmoi PD-në për akuzat ndërkohë që ftoi qytetarët ta votonin..
“Unë e dua Shijakun dhe dua të prekë të njëjtin transformim si qytetet e tjera të Shqipërisë. Jemi në një moment historik, rruga tjetër është injoranca, prapambetja dhe pisllëku. E vërteta nuk mund të manipulohet kurrsesi. Ju kërkoj të votoni në 30 Qershor”, tha ai.