00:29 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përgjimet e BILD/ Flet deputeti ekskluzivisht për Fax News Ilir Ndraxhi: Nuk e njoh Astrit Avdylajn

13:11 | 05/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
BILD/ Astrit Avdylaj ‘shkes’ te Edi Rama për kandidimin e Ilir Ndraxhit: Do ti japim 10 me 0, do të habitet dhe ai ‘sipër’

Deputeti i PS-së Ilir Ndraxhi i kontaktuar nga Fax News në lidhje me përgjimet e gazetës gjermane BILD është përgjigjur shumë shkurt duke u shprehur se nuk është në dijeni të këtyre fakteve të zbuluara.

Pyetjes së gazetares Armela Ferko se a është njohur me këto përgjime deputeti Ndraxhi tha: “Jo nuk jam njohur, kam pasur një arsye personale “.

Gjithashtu deputeti i PS-së, fati i të cilit sipas përgjimeve të publikuara nga BILD, është vendosur nga Astrit Avdylaj, pjesë e klanit kriminal të Avdylajve tha se nuk e njeh fare këtë të fundit.

“Nuk e njoh dhe më vjen keq të flasim për një njeri që nuk e njoh. Këto nuk janë biseda që bëhen kështu“, tha deputeti i i PS-së i qarkut të Durrësit, Ilir Ndraxhi.

Gjithashtu ai mohoi të ketë kontaktuar për këtë çështje sot me vëllain e tij, Arjan Ndraxhi i cili ka komunikuar personalisht me Astrit Avdylajn sipas përgjimeve të dosjes 339/1. Në këto regjistrime Avdylaj i dha lajmin se pas ndërhyrjeve te Rama, me anë të Vangjush Dakos e listoi asokohe kandidatin Ndraxhi të 10 ose 11-in në listën për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Sipas përgjimit të tretë që Bild publikoi në orët e paradites së sotme dëgjohet Astrit Avdylaj kreu i bandës kriminale së Avdulajve në Durrës e Shijak duke biseduar më Arjan Ndraxhin ku i tregon se i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama nëpërmjet Vangjush Dakos kandidimin e vëllait të tij, Ilir Ndraxhin, aktualisht deputet i PS-së në Kuvendin e Shqipërisë. Bëhet fjalë pë fushatën për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Avdylaj i thotë se ka marrë një telefonatë ‘nga lart’ duke ia siguruar kandidimin e Ilir Ndraxhit për deputet dhe ‘i betohet’ se do ta surprizojë ‘të gjatin’ me 10 me 0.

Astrit Avdylaj: Si je Arjan çfarë bëhet.

Vëllai i Ilir Ndraxhit (deputet i PS-së), Arjan Ndraxhi: Mirë mirë me çunin

Avdylaj: Të mora për qejf a e kanë thirr a noj gjë, vëllain?

Vëllai i Ilir Ndraxhit (deputet i PS-së), Arjan Ndraxhi: Jo mor burrë, ai tha që do takohej me ty, ti nuk ishe dje. Ishte dhe ndeshja e Juves nuk e di. Ai tha Juli ka folur, do takohen nesër.
Mori në darkë dhe tha se do takohet me Ridin, Julin dhe Astritin

Astrit Avdylaj: Ok

Vëllai i Ilir Ndraxhit (deputet i PS-së), Arjan Ndraxhi: Do u takonte dhe me atë, me Gjushin në fakt do të takohej te puna.

Avdylaj: Ok, ok, unë jam duke prit, nesër pasnesër ai (Vangjush Dako) më tha që është e bome. me një fjalë e kena n’xhep, a e kupton vëllain tat

Jemi duke opritur, ai mtha me 25, ishte eltoni (Elton Arbana) ishte aty e vuni të 10 a 11. Unë jam
duke punu të lagjia ime, jam tu taku çdo njeri. Nuk kam dalë në pazar. Do ti japim një 10 me zero (Edi Ramës) atij të ‘gjatit’ që të habitet dhe vetë.

Vëllai i deputetit Ndraxhi: Bëji një telefon Julit, ikni e folni takohuni te puna.

Avdylaj: Mirë pra o rob zoti

Vëllai i deputetit Ndraxhi: A e ke numrin e julit

Avdylaj: Po po e kam

Vëllai i deputetit Ndraxhi: Faleminderit

Avdylaj: Ca flet mor

Etiketa: Ilir Ndraxhinuk e njoh astrit avdylajnpergjimet BILD
Pas

Tragjike/ E përplas kamioni, digjet makina me 5 persona brenda

Para

Përgjimet e Bild, Edi Rama shfaqet ‘’pa terezi”, mban larg gazetarët (Video)

Para
Përgjimet e Bild, Edi Rama shfaqet ‘’pa terezi”, mban larg gazetarët (Video)

Përgjimet e Bild, Edi Rama shfaqet ‘’pa terezi”, mban larg gazetarët (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tensionet te “Parku Olimpik”, Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në deklaratë për mediat pas përplasjes mes Taulant Ballës dhe Marash Lokut

Vijojnë tensionet te “Parku Olimpik”, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Flamur Noka kërkon që të mos hapet asnjë kuti votimi

Tensionet ndërpresin numërimin për votën e diasporës, ja arsyeja pse Taulant Balla u përplas me përfaqësuesin i PD-së, Marash Logu

Tiranë/Pezullohet numërimi në “Parkun Olimpik”, përplasje mes Taulant Ballës dhe Marash Lokut

Fier/Përfundon dorëzimi i kutive të votimit në KZAZ-të 58, 59 dhe 60. Numërimi pritet të nis në mesnatë

Kukës/ Hapen 6 kutitë e para për numërim në Kukës, në Tropojë dhe Has nuk ka nisur ende procesi

Nis numërimi i votave në Tepelenë, numërohen kutitë e fshatrave Progonat, Nivicë dhe Sinanaj

Dalin rezultatet e tre kutive të para të numëruara në Bashkinë e Pustecit

Rezultatet paraprake në Vorë/PD përpara me diferencë të ngushtë ndaj PS-së

Zgjedhjet parlamentare/Korça nis procesin e numërimit të votave

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.