Publikimi i 16 audiopërgjimeve të reja nga Bild, ka shkaktuar një tërmet të vërtetë në skenën politike shqiptare, kun ë një prej tyre dëgjohej dhe kryeministri i vendit Edi Rama. Përgjimet pjesë e dosjes 184, janë hapur pas një kallëzimi penal të Partisë Demokratike mbi zgjedhjet e parakohshme të zhvilluara për Bashkinë Dibër në shtator të vitit 2016.
Si pjesë e hetimit, prokurorët e kohës duket se vunë nën përgjim një numër zyrtarësh me poste të ndryshme në shtet si dhe zyrtarë të Partisë Socialiste, duke sjellë krijimin e një dosjeje voluminoze me keqbërje të ndryshme, nga ofertat për blerje votash te keqpërdorimi i burimeve publike, te presioni mbi punonjësit e administratës apo te bashkëpunimi me persona me të shkuar kriminale.
Në përgjime u publikua dhe një telefonatë e kryeministrit Edi Rama. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhi, me këtë telefonatë Edi Rama përfundon në burg.
“Kjo dosje nuk hetohet për faktin tregon qartë se është në dijeni të plotë mënyrën se si po vepron vartësit e tij në zgjedhje. Kjo tregon që është një skemë që ka një kokë. Është Neni 328/ A i Kodit Penal që dënon Ramën. Ky nen fut në burg Edi Ramën. Ndaj kjo çështje nuk hetohet. Kjo vepër penale është konsumuar tërësisht nga Edi Rama, ndaj prokuroria nuk po heton. Edi Rama duhet të ishte marrë në pyetje”, deklaroi Bardhi.
Discussion about this post