09:40 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Përgjimet e BILD u lanë përgjysmë me ndërhyrje nga…”, Lefter Maliqi: Ja kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme!

13:29 | 09/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Përgjimet e BILD u lanë përgjysmë me ndërhyrje nga…”, Lefter Maliqi: Ja kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme!

Deputeti Lefter Maliqi ka qenë i ftuar mesditën e sotme në studion e lajmeve të Fax News, ku e ka konsideruar në përkeqësim të vazhdueshëm krizën në të cilën ndodhet vendi ynë.

Maliqi u shpreh se pavarësisht se ka pranuar mandatin e deputetit, dalë nga listat e PD-së, vetë ai është për shpërndarjen e këtij Kuvendi, që është kthyer në qesharak.

“Situata është drejt një përkeqësimi të rëndë, pavarësisht se unë në nisje jam shprehur kundër djegies së mandateve të opozitës, unë kudo kam reaguar për këtë keqqeverisje, për faktin që Kuvendi është kthyer në një fasadë, pasi miratohet çdo ligj që kërkon zoti Rama.

Unë kam qenë një zë kundra dhe që në momentet e para kam qenë që ky parlament të shpërndahet sa më shpejt, pasi është bërë qesharak në sytë e qytetarëve. Ka deputetë të opozitës së re që nuk dinë të lexojnë, njësoj sin ë PS, po këta të paktën nuk dalin në media që të flasin, pra vendi është në një krizë të madhe, për shkak të sistemit të miratuar në 2008-tën.

Ndodh që në krye të qarkut ka njerëz analfabetë dhe janë në Kuvend, vetëm për shkak të renditjes nga kryetarët e partive në listë. Parlamenti i shërben vetëm socialistëve, skandali më i fundit është nisma për të shkarkuar presidentin, është një lojë dhe Teatër i tyre, jo më kot iu drejtuan komisionit të Venecias, për të marrë mendim”, u shpreh Maliqi.

Deputeti tha më tej se dekreti i presidentit Meta i shërben uljes së gjakrave mes palëve politike, pasi mund të kishte pasur dhe përplasje në 30 Qershor.

“Presidenti i shërbeu uljes së gjakrave, pasi mund të kishte pasur përplasje në 30 Qershor, ka pasut viktima në kushte normale, jo më tani që situata është në kushtet e të jashtëligjshmes.

Edhe raporti paraprak i OSBE-OHDIRIT e thoshte se mungesa e garës dëmtonte rëndë procesin, Rama nuk pyet për vendime gjykate, unë jam i pari që e them se presidenti ka të drejtë ligjore që të shkrijë Kuvendin, pasi nuk ka 140 deputetë siç e parashikon Kushtetuta e vendit”, u shpreh Maliqi.

Ai shtoi më tej se në opozitë nuk ka opozitë të re, sa kohë që nuk përfaqëson qytetarët. Maliqi tha se opozita në rast se do të kishte hyrë në zgjedhje në 30 Qershor, do të kishte qenë fituese, pasi kjo tregohet dhe nga rezultatet e qytetarëve që i bojkotuan ato.

Sipas deputetit në pranverën e ardhshme do të ketë zgjedhje të parakohshme lokale dhe parlamentare, ndërsa në një detaj tejet interesant u shpreh se përgjimet e Bild, që kanë dalë vetëm pjesërisht janë bllokuar me urdhër të vetë disa segmenteve të BE-së.

“Nuk ka opozitë të re, prandaj unë nuk jam pjesë e dy grupeve parlamentare që janë krijuar në Kuvend, ata nuk përfaqësojnë popullin. Ne jemi 6 vite mbrapa me këtë qeverisje, pasi Berisha kishte vërtet gabimet e saj po shtroi mijëra kilometra rrugë, dhe hoqi vizat për të gjithë shqiptarët.

Kjo që po ndodh është një megallomani e madhe, ai është një njeri që nuk do familjen e vetë, dhe ndihet mirë kur shqiptarët vuajnë.

Unë jam që opozita e bashkuar dhe me Ramën kryeministër, opozita do t’i fitonte zgjedhjet, pasi e treguan edhe numri i votuesve në 30 Qershor. Pranvera e ardhshme do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lokale, do të ketë ndërhyrje të ndërkombëtarëve, është ndërhyrë në BE që të ndalohet publikimi i tyre nga ana e BILD. Kam dijeni se do të ishte në të mirën e shqiptarëve që këto përgjime të mos publikoheshin.

Duhet të largohen të gjithë ata politikanë që nuk kanë mbështetje nga ana e qytetarëve, unë jam për të vendosur listat e hapura, me 100 zona”, përfundoi Maliqi.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: lefter maliqimaliqipergjimet e Bild
Pas

Ricky Martin tregon për herë të parë fytyrën ëngjëllore të së bijës

Para

Alketa Vejsiu zbulon projektet për sezonin e ri televiziv, ja ku do ta shohim moderatoren

Para
Alketa Vejsiu zbulon projektet për sezonin e ri televiziv, ja ku do ta shohim moderatoren

Alketa Vejsiu zbulon projektet për sezonin e ri televiziv, ja ku do ta shohim moderatoren

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tiranë/ Nuk ‘kapërdinë’ dot ndarjet dhe përndoqën ish të dashurat në rrjetet sociale, në pranga 2 të kërkuar!

Temperatura ekstreme dhe rreziqe për zjarre/ Sot mbledhje urgjente e Komitetit të Mbrojtjes Civile, ja çfarë u vendos

Përplasja e avionit në shkollë në Bangladesh me të paktën 27 viktima, studenti: Pashë shokun të më vdiste para sysh!

Në Kosovë kërkohen për masakrën në Mejë, në Serbi janë figura publike edhe pse me fletë-arrest ndërkombëtar

Forcat RENEA “zbresin” sërish në Sarandë, kontrolle intensive gjatë natës

Mungesa e reshjeve vë në vështirësi KESH, humbje 21 mln euro në tremujorin e parë 2025

Aksident i rëndë në Shkodër: Mjeti del nga rruga dhe përplaset me një biznes, katër të lënduar

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak: Nga fundi i Europës për vlerën ekonomike të punës

Horoskopi për ditën e sotme, 22 korrik 2025

Administrata Trump publikon dosjet mbi vrasjen e Martin Luther King

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.