Ish- deputeti Petrit Vasili ka reaguar nga selia e Lëvizjes Socialiste për Integrim lidhur me përgjimet e publikuar ditën e djeshme nga gazeta gjermane, Bild.
Gjatë një conference për mediat, Vasili tha se këto përgjime ishin dëshmia ulëritëse e përfshirjes së qeverisë së Edi Ramës në blerjen e votave në Dibër.
Përveç akuzave që adresoi ndaj qeverisë dhe zyrtarëvtë lartë të saj të përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve, ai bëri një apel edhe për ndërkombëtarët, disa prej të cilëve sipas tij, janë rreshtuar në krah të kryeministrit Rama.
“Këta ndërkombëtarë janë sot para dy alternativave, të distancohen e dënojnë kriminalizimin e zgjedhjeve ose të vazhdojnë të mbështesin një qeveri e kryeministër si ky, duke u rreshtuar në kahun e kundërt të historisë”,- tha Vasili.