I ftuar në ‘Fax News’, Alfred Lela ka deklarauar se sigurimi i dy materialeve me përgjimet për Tahirin të publikuara nga Politiko.al ditën e djeshme nuk ka qenë i lehtë. Ai tha se për këtë janë dashur lidhje dhe burime të cilat nuk ka preferuar ti publikojë pasi do ti ketë edhe në vazhdim.
Gjithashtu Alfred Lela ka deklaruar gjithashtu se e reja që sjellin këto përgjime është se kuptohet se Tahiri kishte kontakte edhe me palën italiane që priste drogën në Itali.
“Nuk ka qene e lehte, është dashur një përpjekje janë dashur dhe lidhje. Jam i detyruar që burimet e mia të jenë konfidenciale, për ti patur edhe në vazhdim. Ajo që vlen të përmendet është se janë informacione në interes të publikut. Duhet të hedhim dritë mbi gjëra që nuk i dimë. Cfarë sjellin të reja nuk ishtë trajtuar nuk ishte hasur, janë përmasat e reja që e akuzojnë ish-ministrin.
Duket qartë Tahiri ka patur kontakete edhe me palën italiane, me kontaktin Italian të Habilajve. Kjo është pista e re kryesore, edhe me partnerët e Habilajt në Itali dhe kjo del e qartë nga përgjimet. Ky është një kënd i ri nga ku do duhet ta shohim çështjen Habilaj. Fakti që makina u shit dhe u bë targa më e famshme, është kalimi i çdo pengese të brendshme, pasi policë apo doganierë do ta shikonin si një makinë që e ka patur ministri. Një gjë e tillë është pohuar dhe nga Zagani”, tha Lela. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post