13:52 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Përgjimet e rrjetit të drogës në Vlorë, Tabaku: Trafikanët dhe shteti janë një

22:29 | 08/08/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përgjimet e rrjetit të drogës në Vlorë, Tabaku:  Trafikanët dhe shteti janë një

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka reguar në lidhje me rastin e përgjimit të grupit të drogës në Vlorë, ku trafikantët merrnin siguri për kultivimin e drogës nga punonjës police të zonës, kundrejt fitimit.

 Tabaku thotë se pas publikimit të këtyre përgjimeve, shteti duhet të ishte në këmbë dhe kryeministri duhet të reagonte i pari.

 Sipas saj me heshtjen e tij Rama e ka pranuar se shteti është bërë një me trafikantët.

“A mund të luftohet droga kur trafikanët dhe shteti janë një?
Këto ditë të nxehta vere përpos traditës së kryeministrit për të paguar shkrime në prestigjiozet ndërkombëtare që flasin për një qeveri të suksesshme dhe një Shqipëri që po lulëzon, më ra në sy edhe përgjimi i një trafikanti i cili siguronte kolegun keqbërës se kishte paguar shumën e majme tek një person tepër i rëndësishëm për të vazhduar punën të pa shqetësuar. Prita një reagim të kryeministrit i cili jo më larg se disa ditë më parë u zotua për betejë ndaj drogës. Aq më tepër që përgjatë këtyre katër viteve raportet ndërkombëtare nga Departamenti i Shtetit Amerikan por edhe Europol janë: Shqipëria është portë hyrëse për heroinën, Shqipëria hambar i kanabis, Shqipëria furnizon Europën.
Heshtja është pohim, shpreheshin dikur romakët. Heshtja e kryeministrit dhe mos reagimi i tij është pranimi i asaj akuze që opozita ka katër vjet që ia përplas në fytyrë atij, asaj akuze që përsërisin partneret ndërkombëtarë e asaj akuze që duket qartë në sasinë e trafikuar dhe kapur në vendet fqinje. Ai që flet për çdo gjë, por jo për ato që kanë rëndësi sot hesht. Është e kuptueshme edhe heshtja e tij edhe kur euro ka rënë në nivele marramendëse tërësisht në kundërshti me trendin e saj, vetëm si pasojë e trafikimit të drogës dhe futjes së euros prej tregtisë së paligjshme.
Por sado të regjur jemi nga heshtja e kryeministrit mbi këtë temë, kur dëgjon “Një ton ia japim shtetit dhe të tjerat i kemi për vete” pret një ngritje në këmbë të një shteti dhe një qeverie për të zbuluar bashkëfajtorin në këtë krim. Por, në të kundërt heshtja është vulosja e radhës se kjo është një qeveri karteli. Bashkëpunëtore deri në fajësim të këtij krimi që ka kapluar vendin duke i shndërruar shqiptarët në eksportues të hashashit dhe jo vetëm. Dhe nëse mund të perifrazoj një shprehje të Ayn Rand “Nëse qeveria nuk arrin të të mbrojë më prej të korruptuarve, por mbron të korruptuarit prej teje, atëherë dije se je një komb i humbur”, shkruan ajo.

(S.SH/Shuplaka)

 

 

Etiketa: PDpsramarrjeti drogestabakuvlore
Pas

Manchester Unitet mbledh forcat, Lukaku shënon golin e parë për skuadrën

Para

“Të presësh Lulin të bëjë opozitë, është njëlloj si të presësh shiun në shkretëtirë”

Para
Gazetari i bën thirrje Ramës të pranojë marrëveshjen dhe t’i hapë rrugën Vettingut

“Të presësh Lulin të bëjë opozitë, është njëlloj si të presësh shiun në shkretëtirë”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Turqia rrit gatishmërinë ushtarake, forcon sigurinë në kufirin me Iranin

Arrestohet në Rinas 25-vjeçari në kërkim nga Kosova, tentoi të hynte me dokumente false

Ilir Meta për Fax News: Shqipëria nuk është më shtet, por territor i kontrolluar nga “Rilindja”

Porti i Durrësit/Policia Kufitare arreston një 25-vjeçar të kërkuar në Kosovë për vepra penale

Berisha: Kompanitë e kartelit të Troplinëve vazhdojnë aktivitetin pa u shqetësuar, PD nuk njeh farsën elektorale

Berisha denoncon: Deputeti Arkend Balla punësohet në kompaninë e kartelit të Troplinëve

Avokati Kujtim Cakrani për Fax News: Ilir Meta ka 6 vite nën hetim nga SPAK

Berisha sqaron pse mungoi prej katër ditësh në publik

Përçarje në SHBA: Trump përjashton shefen e Inteligjencës nga diskutimet për Iranin

I mituri në Gjirokastër arrestohet për sulm me thikë ndaj një 49-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.