Prej ditës së djeshme është publikuar një audio e një bisede të përgjuar midis Ndre Legisit dhe Spartak Brahos. Sipas Berishës kjo audio është regjistrua në ambjentet e një lokali dhe nuk është përfshirë asnjë institucion shtetëror.
Nga ana tjetër një parashikim më tronditës ka bërë gazetari Artan Hoxha. Sipas tij kjo është një lojë që bëhet nga Berisha si shprehja: Bjeri pragut të dëgjojë dera.
‘’Ç’po më shohin syte dhe ç’po më dëgjojnë veshët kështu!!!Kanë përgjuar Baba Takun?!!! Rrejnë mo rrejnë, s’ka mundësi!!!!
Por nëse vërtet është dora e Doktorit më “te vetët”, keq eshte puna. Edhe pse në fakt ky përgjim më duket si mesazh për diçka tjetër më të madhe.
Se Doktori flet me kode, është si shahistët ruse, sheh majtas e lëviz djathtas’’, shkruan ndër të tjera gazetari Hoxha.
SHKRIMI I PLOTË I GAZETARIT:
Ç’po më shohin syte dhe ç’po më dëgjojnë veshët kështu!!!Kanë përgjuar Baba Takun?!!! Rrejnë mo rrejnë, s’ka mundësi!!!!
Por nëse vërtet është dora e Doktorit më “te vetët”, keq eshte puna. Edhe pse në fakt ky përgjim më duket si mesazh për diçka tjetër më të madhe. Se Doktori flet me kode, është si shahistët ruse, sheh majtas e lëviz djathtas. Po c’ne iu kujtua tani Baba Taku?!
Ai ka ikur dhe nga LSI-ja, eshte ne listen e deputeteve te sigurt te PS-ja, pjese e marreveshjes Rama-Meta. Apo i bie pragut te degjoje dera?!!!
Doktori, tani qe Meta iku ne hallin e vet ne presidence dhe e la ne “balte” Lulin, po jep nje mesazh te forte nga ata mesazhe qe vetem ai di te jap.
C’te jete kjo puna e “bajameve”?!!! Se Doktori eshte nga vendi “Geshtenjave” dhe ato i njeh mire.
Ah, harrova! Nuk me falet, se jo per gje por jam komshi me fshatin e presidentit te ri, Cepanin. Dhe aty vertete behen ca bajame te mira. Presidenti i ri ka folur shume keto dite per fshatin e lindjes dhe krahinen e origjines. Per mua mire ka bere qe ka folur, se e meriton si Cepani, si Skrapari. Edhe pse ne fakt PD e ka fituar dy here rresht komunen Cepan, me kandidat shoferin e fshatit. E cuditshme ne te vertete, te fitonte PD-ja nje nga komunat me te majta. Edhe ku?!!! Ne Skrapar.
Uroj qe Doktori te mos kete klonuar “Bllokun e zi” te presidentit te ri, dhe “canten e zeze” te Baba Takut!!! Ndryshe, keq do jete puna…
Po gjithsesi, fol Doktor, fol, shfryhu, …. te ben mire, te liron. Mos i merr ne varr sekretet qe di….
Jo per gje, por ku flet ti, marrin zemer dhe te tjeret….
Ah se desh harrova. Doktor, ata izraeliet qe vijne verdalle lart e poshte neper Tirane, kane hapur fjale, se dicka kane gjetur afer zyrave te tua…
Te kete gisht KY “shahisti i vonuar”?!!! Cudi!!! Vishos nuk i shpetojne keto gjera kollaj!!! Pune izraelitesh Doktor, bejne lemsh dynjane…. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post