Ulsi Manja dhe Xhemal Qefalia janë dy zyrtarët e PS-së të për të cilët janë publikuar bisedat e tyre telefonike me me shefin e policisë së Dibrës të publikuara nga Bild dhe ku dëgjohen të flasin për gjëra kompromentuese në lidhje me votimet.
I pyetur për këtë fakt, pavarësisht këmbënguljes së gazetarëve, e vetmja gjë që arriti të thoshte Ulsi Manja ishte se për çështje të drejtësisë flet vetë drejtësia.
NDërkohë nga ana tjetër deputeti Qefalia tha se gjithçka ka dalë nga përgjimet janë pallavra, dhe argument që dha ishte se kishte folur me një shok klase dhe fëmijërie.
Pyetje: Pse e falenderuat aq shumë shefin e policisë zoti Manja?
Manja: T’lutem, t’lutem, t’lutem
Pyetje: Çfarë kishte bërë që e falenderuat aq shumë?
Manja: T’lutem, t’lutem
Pyetje: I shpërbleni shokët e shkollës për poste në polici?
Manja: S’e kuptoj çfarë e keni gjithë këtë nxitim! Për çështje të drejtësisë flet drejtësia. Faleminderit!
Pyetje: Po për përgjegjësitë politike, keni ju? (Manja largohet).
Ndërkohë Qefalia u shpreh: “Pallavra, ato janë biseda shoqërore, ju e dini dhe e lexuat prononcimin tim, janë pallavra. Të flasësh me shokun e klasës të fëmijërisë, ça problemi ka?!”
(F.GJ/FAXWEB.AL)