19:24 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përgjimet për Dakon, reagon sërish PD: “Xhuxhi” nuk shpëton nga burgu

13:58 | 27/10/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përgjimet për Dakon, reagon sërish PD: “Xhuxhi” nuk shpëton nga burgu

Partia Demokratike ka reaguar sërish lidhur me përgjimet për kreun e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako.

Gent Strazimiri përmes një deklarate për mediat nga selia blu ka thënë se Vangjush Dako do duhet të ishte arrestuar në studion e emisioni ‘live” pas deklaratave të tij që sipas PD faktonin bashkëpunimin e tij me krimin.

“Xhuxhi nuk shpëton nga burgu”, tha ndër të tjera Strazimiri.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI I GRUPIT PARLAMENTAR, GENT STRAZIMIRI

Vangjush Dako ka qindra faqe përgjime me bandat në Durrës.

Ka qindra telefonata me bandat, me të cilat bën pazar për blerjen e votave, në këmbim të favoreve, lejeve, punësimeve, tenderave, pasurive publike të Durrësit.

Në fund i falënderon për “kontributin” në rezultatin elektoral të Partisë.

Përgjimet e bëra publike deri tani janë vetëm fillimi.

Ato nuk janë as 1 përqind e aktivitetit kriminal të Vangjush Dakos, por përgjimet faktojnë se një ditë para zgjedhjeve, më 24 qershor, bandat e shtabit elektoral të Ramë kanë blerë vota për tepsinë e Edi Ramës.

Përgjimet provojnë se dy ditë pas zgjedhjeve, më 27 qershor, Vangjush Dako ka komunikuar përsëri me bandën e Avdylajve që i bleu votat, duke kërkuar takim me shefin e bandës për ta falënderuar dhe për të vazhduar pazaret në tepsinë e Edi Ramës.

Vangjush Dako pranon publikisht se në cilësinë e “supermenit” që njeh çdo qytetar të Durrësit, me adresë dhe numër familjarësh, madje më mirë dhe më shpejt se sistemi elektronik i gjendjes civile, ka komunikuar me përfaqësuesit e “familjeve të mëdha e të fuqishme”, me vetëdije të plotë që fuqia në Durrës është në duart e familjeve mafioze.

Vangjush Dako pranoi edhe publikisht se për shkak të kontakteve me ta, ka arritur “rezultat historik si drejtues politik i Partisë Socialiste” në Durrës.

Në një shtet normal, Vangjush Dako duhej të ishte arrestuar “live”, në studio por jo!

Pavarësisht këtyre fakteve, Prokuroria nuk e ka marrë asnjëherë në pyetje Vangjush Dakon.

Kamikazet e Edi Ramës ne Prokurori nuk thonë

-Kush po e mbron Vangjush Dakon nga Forca e Ligjit.

-Kush e bllokoi të enjten arrestimin e Kryetarit të Bashkisë së Durrësit?

Vangjush Dako sot duhet të ishte në burg, njësoj si Arben Ndoka dhe Arben Çuko! Ata janë pjesë e të njëjtës dosje me numër 339!

As kombinacionet brenda qeverisë, as vasaliteti i prokurorisë ndaj Edi Ramës nuk do ta shpëtojnë nga burgu“xhuxhin” e bandave në Bashkinë e Durrësit.

(B.H/Faxweb)

Etiketa: Gent Strazimiri
Pas

Zyrtare/ Ja qëndrimi i presidentit Meta për shkarkimin e ministrit Xhafaj

Para

Ekskluzive/ Saimir Tahiri përgatit rikthimin e bujshëm? Hap media me emrin ”Zëri i Popullit” (Dokumentet)

Para
Ekskluzive/ Saimir Tahiri përgatit rikthimin e bujshëm? Hap media me emrin ”Zëri i Popullit” (Dokumentet)

Ekskluzive/ Saimir Tahiri përgatit rikthimin e bujshëm? Hap media me emrin ''Zëri i Popullit" (Dokumentet)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Reuters: Liderët evropianë, Trump pranoi sanksione ndaj Rusisë nëse dështojnë përpjekjet për armëpushim

Në kërkim të mbështetjes ruse, Dodik takohet katër herë me Putinin në dy ditë

Elbasan/ Prokuroria ndalon katër persona për shtrimin e rrugëve në Belsh në prag të zgjedhjeve

Tragjedia në Gramsh, dalin pamjet e kantierit të HEC-it ku dy të rinjtë ishin duke punuar para se t’i zinte masivi i dheut që u shemb

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pret delegacionin e eurodeputetëve: Të angazhuar për zgjedhje të qeta dhe transparente

Fillon shpërndarja e bazës materiale në KZAZ nr. 52 në Gramsh

Lushnje–Divjakë, gati për zgjedhjet/ Nisin shpërndarjet e materialeve zgjedhore në të tre KZAZ-të

Masivi i dheut zë poshtë dy punëtorët në Gramsh

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë! Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Aksident në Fushë Krujë-Vorë, përplasen tre kamionë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.