07:41 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përgjimet/ Reagon Sherefedin Shehu: Vota e dibraneve u përdhos nga i pari i vendit

17:03 | 20/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ish-deputeti demokrat : Në PD po instalohet sistemi i PS, Basha në gjurmët e Ramës

Sherefedin Shehu ishte kandidati I Partisë Demokratike për zgjedhjet vendore të vitit 2016 që u mbajtën për Bashkinë e Dibrës në vitin 2016 nga ku përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane Bild kanë të bëjnë pikërisht me manipulimin e kësaj gare.

Shehu ka reaguar për herë të parë pas publikimit të skandaleve duke falenderuar së pari mbështetësit e tij, nga ku më pas vijon me argumentet se përgjimet e publikuara dëshmuan faktikisht manipulimin që iu bë atyre zgjedhjeve.

“Ndonëse ne e dinim, tani e ri-dëgjuan në gjuhën shqipe dhe mbarë bota e lexoi në gjuhën gjermane dhe angleze se vota juaj u përdhos nga i pari i vendit dhe ushtria e tij me deputetë, shefa të degraduar policie, drejtues të korruptuar të administratës publike qendrore dhe vendore dhe kriminelë ordinerë”, shkruan Shehu.

Ndërkohë ai ka akuzuar edhe kryedemokratin Basha duke thënë se që prej takimit më datë 12 Shtatorit të 2016 kur u përshëndet me të në hollin e hotelit në Peshkopi, nuk ka mundur që ta takojë asnjëherë personalisht. Më tej, SheHu shton se, Basha e bëri këtë kandidim fakt të kryer duke e njoftuar në media akoma pa marrë miratimin e tij dhe të grupit që kishte mbledhur për të vendosur për kandidaturën në Dibër. “Madje nuk kam marrë prej tij asnjë telefonatë apo mezazh mirënjohje, falenderimi ose keqardhje. Në vend të tyre, kur i erdhi në dorë, më përzuri politikisht nga PD-ja duke më hequr nga pozicionet që kisha si Anëtar Kryesie dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së”, shkruan Shehu.

Reagimi i plotë:

Falënderimi i Dytë dhe i Merituar për Bashkëqytetarët e mi Dibranë,

Të dashur Dibranë,

Tashmë u provua me zë dhe figurë se ju nuk u gjunjëzuat para parasë, drogës dhe dhunës shtetërore. Ndonëse ne e dinim, tani e ri-dëgjuan në gjuhën shqipe dhe mbarë bota e lexoi në gjuhën gjermane dhe angleze se vota juaj u përdhos nga i pari i vendit dhe ushtria e tij me deputetë, shefa të degraduar policie, drejtues të korruptuar të administratës publike qendrore dhe vendore dhe kriminelë ordinerë. Dhe këta të pacipë guxojnë dhe thonë përsëri që vulgariteti, perversiteti dhe kërcënimet e bëra në bisedat e tyre telefonike janë biseda normale mes shokësh dhe militantësh.

Duke ju falenderuar edhe një herë për mbështetjen tuaj dua që ta dini se unë nuk e kisha kërkuar dhe pranuar këtë kandidim, mbasi e konsideroja një kthim mbrapa në karrierën time profesionale dhe politike.

Basha e bëri këtë kandidim fakt të kryer duke e njoftuar në media akoma pa marrë miratimin tim dhe të grupit që kishte mbledhur për të vendosur për kandidaturën në Dibër. Por, unë e mora përsipër për hir të detyrimit ndaj jush që më nxorët në balotazh kundër bandave të armatosura të PS-së në 1997, më votuat si asnjëherë në 2009 dhe më nxorët fitues edhe në 2013, kur PD humbi në zonat e tjera të qarkut Dibër dhe të Shqipërisë.

Bashkë bëmë më të mirën edhe në 2016. Dhe sot ndjehem krenar për ju por i lënduar nga mosmirënjohja e z.Basha. Që nga data 12 Shtator 2016 kur u përshëndeta me të në hollin e hotelit në Peshkopi unë nuk kam mundur që ta takoj asnjëherë personalisht.

Madje nuk kam marrë prej tij asnjë telefonatë apo mezazh mirënjohje, falenderimi ose keqardhje. Në vend të tyre, kur i erdhi në dorë, më përzuri politikisht nga PD-ja duke më hequr nga pozicionet që kisha si Anëtar Kryesie dhe i Këshillit Kombëtar të PD-së.

Megjithatë unë do të vazhdoj të mbaj teserën e PD-së sepse marrëdhënia ime është ndërtuar me ju dhe jo me Kryetarin e radhës. Unë do të vazhdoj të jem pranë jush dhe të luftoj bashkë me ju që nderi dhe dinjiteti i shqiptarëve të mos shiten dhe blihen dhe në Shqipëri të bëhen zgjedhje dhe jo ndërrime prapanicash në karriken Kryeministrore.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: sherefedin shehu
Pas

Rama në Shkodër, protestuesit i bllokojnë rrugën në Dajç të Lezhës (VIDEO)

Para

Policia terrorizon familjen e kryetarit të Bashkisë Devoll, arrestojnë vëllain e tij në 3 të mëngjesit

Para
Policia terrorizon familjen e kryetarit të Bashkisë Devoll, arrestojnë vëllain e tij në 3 të mëngjesit

Policia terrorizon familjen e kryetarit të Bashkisë Devoll, arrestojnë vëllain e tij në 3 të mëngjesit

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.