Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për këngëtarin Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si “Stesi”, pasi dyshohet si i përfshirë në një grup kriminal.
Stresi u arrestua dy ditë më parë në një hotel në zonën e Linzës në kryeqytet pasi u kap me armë dhe kokainë.
Sipas burimeve emri i “Stresit” ka dalë gjatë hetimeve për bandën e “Bajrave” ku këngëtari kishte kërkuar ndihmë për ta nxjerrë jashtë shtetit pasi po kërkohej nga policia që në muajin Korrik, po për shkak të akuzave për armëmbajtje pa leje.
“Më ndihmoni të iki jashtë se policia po me përgjon, se sa pashë që po më afroheshin unë e hodha armën”, ka thënë në telefonatën e bërë me një nga anëtarët e bandës Bajraj, Stresi, bisedë e përgjuar nga prokuroria e Krimeve të Rënda.
Ashtu siç tha edhe avokati i tij Stresi ka qenë në kërkim prej Korrikut, me një vendim të dhënë nga Gjykata në mungesë.
Prindërit e Stresit e kanë konsideruar hakmarrje arrestimin e këngëtarit, pasi sipas tyre kjo vjen për shkak të padisë që Sali Lushaj bëri për shpifje ndaj Taulant Ballës.
Biseda telefonike:
723: Ej na kanë ardhur tek lagja ata që kemi inat ne.
909: Kush?
723: Robq**at, e zinj. Po, edhe unë e hodha atë a kupton po e kanë kap, po skanë pa mu që e kam hudh?
909: Po pse o vlla?
723: Se di erdhën aksioni ika me gjysëm zemre, kam lëziv.
909:ka je ti?
723: Jam këndej ke një shok, hajde. Po fol pak me Salën, bjeri pak dhe fol pak me të.
909: Ca ti them?
723: Po mere njëherë pyete ca bëhet, ca situate është? Merre njëherë të lutem.
Pak minuta më vonë, 909 e merr sërish në telefon Stresin të cilin e njofton se babai i tij kishte ndjekur të gjitha veprimet e policisë.
940: po kanë ik mor byt***mat, ka shkove?
723: Po a e morën atë?
940: Jo mor burrë, i ndjeku Sala. A keni nai hall me na njoh
723: Jo pa e kapën atë senin se e kam gjujt atë senin mor.
940: Jo mos burrë, asnjë gjë në botë, i ndoqi Sala ikën.
Shoku i tij, i ka kërkuar që t’I tregojë vendin në mënyrë që ai të shkojë dhe të marrë armën.
940: Në ça vendi e ke pas?
723: O figurë mos shkoni aty se poi u zëjnë, aty brenda shkollës ku rrijnë ne ulur. Aty ku është tatuazhi “Badboy for life” nga brenda aty. Aty shihe njëherë.
Pasi ka shkuar në vendgjarje shoku informon Stresin se arma ishte marrë nga forcat e policisë.
940: Po ka shkuar dhe ka ndenjur p***rob**i.
723: E kanë marrë?
940: hajde se të marrë më vonë.
723: S’duan ta bëjnë të madhe.
723: O byrazer pyete Lir Selmanin se atij ia kam marrë makinën kam dy ditë, a e ka me qera këtë apo jo?
940: *pyet personin a e ka me qera?* Jo thotë. Është e Gentit që punon në Rinas.
723: A mirë thuaj që sot më duhet mua, se ashtu e kam hallin se më duhet të lëviz njëherë. Ja sjell vetë thuaj.
940: Ej, atë shefin e kishte marrë Sala në telefon dhe ai i kishte dhënë që atij ia bëra me dorë të parit.
723: Po, po më tha ik. Po për armën?
940: Është një motër**r që i ka marrë në telefon.
723: Po hynë me i nxjerr gishtat armës…
940: Më duket se ky shoku im… Të shkoj ta kapi unë o shok së e kapa kot, ti them unë Salës me stil. Ti thojë atij fshije.
723: Po ca ka me i thanë ai tani se atë e kanë marrë gjithkund me vete.
940: Po problemi se tek për tek me të ka mundësi t’ja thojë një fjalë.
723: Ishalla o zot.
940: A të shkoj t’i them a jo?
723: Po, po thuaj që ta pastrojnë.