14:17 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përgjimet/ Urdhëri i Prokurorisë për mediat, reagon Unioni i Gazetarëve: E refuzojmë kategorikisht, është kërcënues

11:42 | 06/06/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përgjimet/ Urdhëri i Prokurorisë për mediat, reagon Unioni i Gazetarëve: E refuzojmë kategorikisht, është kërcënues

Prokuroria e Krimeve të Rënda, nxori dje një urdhër me të cilin ndalon mediat për të publikuar materiale hetimore që i përkasin dosjes 339, ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i Uninionit të Gazetarëve.

Kreu i këtij Unioni, Aleksandër Çipa ka deklaruar se e refuzon këtë urdhër të cilin e kansideron si të paprecedentë duke argumentuar se në vetvete tradhëton edhe inteligjencën juridike të vetë Prokurorisë.

“Organi i Prokurorisë mund të nxjerrë një urdhër të tillë vetëm për stafet e tyre, për punonjësit që përfaqësojnë grupin hetimor, por kurrsesi nuk mund të urdhërojnë një pushtet tjetër që nuk ka lidhje me të që kontribuon në transparencën publike dhe rritjen e informimit publik!”, ka deklaruar Çipa.

Sipas tij, ky urdhër është një kërcënim, por që gazetarët shqiptarë nuk duhet të ndalen por të stimulohen më shumë për të operuar në mënyrë maksimale në interes të informimit.

Reagimi i plotë:

Urdhëri i Prokurorisë e cënon lirinë e medias dhe bie ndesh me legjislacionin shqiptar! Në emër të Unionit të gazetarëve e refuzojmë kategorikisht këtë urdhër të paprecedentë që në vetvete e tradhëton inteligjencen juridike të vetë Prokurorisë! Organi i Prokurorisë mund të nxjerrë një urdhër të tillë vetëm për stafet e tyre, për punonjësit që përfaqësojnë grupin hetimor, por kurrsesi nuk mund të urdhërojnë një pushtet tjetër që nuk ka lidhje me të që kontribuon në transparencën publike dhe rritjen e informimit publik! Në praktikën ndërkombëtare ka shumë raste, në Italinë fqinje kemi rastin e dy gazetarëve, të cilët operojnë masivisht me përgjimet e marra nga organi i Prokurorisë, nga strukturat e antimafias dhe organet e tjera të hetimit! Dhe në asnjë rast organet e akuzës italiane nuk i kanë denoncuar gazetarët apo nuk i kanë akuzuar për nxjerrjen e sekretit hetimor apo shtetëror. Refuzojmë këto lloj vendimi urdhëri i cili do të shkaktojë reagime edhe nga organizatat ndërkombëtare të gazetarëve!

Ky urdhër është një kërcënim por besoj se gazetarët shqiptarë nuk do të ndalohen por do të stimulohen më shumë për të operuar në mënyrë maksimale në interes të informimit!

Në historinë e Shqipërisë nuk ka precedentë të tillë, por reminishenca! Në vitin 1997 kur u ngrit organi i censurës dhe në rastin famëkeq gjyqësor në rastin e dy gazetarqve Martin Leka dhe Aleksandër Frangaj, ish gazetarë të Koha Jonë! Është vetëm një reminishencë, por nuk ka lidhje me vendim urdhërin e Prokurorisë së së Krimve të Rënda

(F.GJ/FAXXWEB.AL)

Etiketa: dosja 339pergjimetuninioni i gazetareveurdheri i prokurorise
Pas

VIDEO/ ”Hë se do flasim kur të dalim”, biznesmeni vlonjat kërcënon gazetarët brenda sallës së gjyqit (Skandali)

Para

Stërmbesa e Skënderbeut publikon këngën e parë, ky detaj shqiptar s’duhet humbur

Para
Stërmbesa e Skënderbeut publikon këngën e parë, ky detaj shqiptar s’duhet humbur

Stërmbesa e Skënderbeut publikon këngën e parë, ky detaj shqiptar s’duhet humbur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dështon për herë të 47-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Aksident i rëndë në Elbasan/ 62-vjeçari humb jetën, arrestohet drejtuesi i dehur i mjetit

Danimarka gati të financojë dërgimin e sistemeve Patriot në Ukrainë, ministri i jashtëm danez: Po bëjmë pjesën tonë

Dy të mitur të zhdukur në 24 orë në Durrës, policia në kërkim të 17-vjeçares dhe 11-vjeçarit

Vau i Dejës, japin dorëheqjen tre nënkryetarë, pesë administratorë dhe të gjithë drejtorët e bashkisë

Urdhri i kryeministrit, vijojnë dorëheqjet e drejtorëve dhe administratorëve të disa bashkive në vend

Situata e zjarreve në vend/ 4 vatra ende aktive, mbi 290 ha të djegura

E rëndë në Koplik/ Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari aksidentohet dhe humb jetën

Rreh gruan dhe 2 familjarë të saj, arrestohet tropojani

Zjarri përfshin një banesë dykatëshe në Fier raportohen vetëm dëme materiale(PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.