‘Mami është veshur si ninxha, dua të kthehem në shkollë”. Me këto fjalë, djaloshi shqiptar i cili është çuar në Siri nga e ëma, që ka zgjedhur ti bashkohet ISIS, i është drejtuar të atit në një bisedë në Skype.
Kjo është zbuluar nga përgjimet e autoriteteve italiane. Prokuroria e vendit fqinjë ka lëshuar urdhër-arrest për gruan shqiptare Valbona Berisha, që braktisi burrin e saj dhe dy vajzat për t’iu bashkuar ISIS-it dy vite më parë, në Siri, duke marrë me vete vetëm djalin e vogël. Ajo braktisi bashkëshortin së bashku me dy fëmijë të tjerë që vijojnë të jetojnë në Itali.
Komandanti i karabinierëve, Giuseppe Governale, ka shpjeguar në një deklaratë për mediat se, djaloshi, i cili është lindur dhe rritur në Itali, “duke e parë të ëmën të veshur në atë mënyrë, i shkaktohet një vuajtje”.
“Për të është një traumë psikologjike të mos ketë mundësi të shkojë në shkollë”, citohet sot Governale nga mediat lokale.
Biseda
Dali: I kam thënë: Të shkojmë të babi, sepse dua të shkoj në shkollë, por ajo nuk më lë… mami nuk më lë, mami është veshur si ninxha.
Babai: Do ia tregoi unë ninxhan sapo ta kap.