Në këtë audipërgjim dëgjohet Ymer Lala duke folur me nipin e tij Elio Lala teksa përpiqet të qetësojë atë dhe bashkëpunëtorët e tjerë pasi janë përhapur fjalë se janë kanë dal pamje filmike të shitblerjes së votës. Sipas tij këto nuk përbëjnë prova legale
Në këtë përgjim Ymer Lala flet me nipin e tij Elio Lala.
Elio Lala: O xhaxha. A po pushojshe.
Ymer Lala: Po
Elio Lala: Të mora në telefon se thashë të të pyesja pak për atë Admirin Truken, se dje ke Fiks Fare kanë nxjerrë Nehatin kshu, kurse sot mund të dalë një video që është me lekë nëpër duar. E ke parasysh? Dhe thashë ta pyes ca bën Policia a si reagon mbas videos.
Ymer Lala: A ee ke taku??
Elio Lala: E takova, fola. Ja mora Ejsit numrin.
Ymer Lala: Jo mo se nuk quhen prova ato
Elio Lala: Ashtu më tha dhe ai “mos e rr. k.”
Ymer Lala: Mirë hajd.
Elio Lala: Qenke i lodhur
Ymer Lala: Jam i lodhur mo Elio. Më dhemb në fund të shpinës, në krah të djathtë
Ymer Lala: A do e japë prapë videon hë??
Elio Lala: Ndoshta mund të jetë video tjetër.
Ymer Lala: Ca ishte ky majmun
Elio Lala: Nga Sohodolli, ishte i infiltruar, i përgatitur. E ndoqa sot por sun e kapa
Ymer Lala: Erdhën ata të Fiksit ee??
Elio Lala: Po erdhën ata e morën me një Mercedez të Zi.