“Institui i detektivit privat kryen shërbime brenda familjes, brenda fisit. Burrin dhe gruan është e ligjshme ti përgjosh”, është shprehur Pjeta.
Duke ju përgjigjur pyetjes së Fevziut nëse gruaja e tij do t’i thoshte që të përgjonte atë, specialisti i detektivit privat i është shprehur kështu:
Fevziu: Nëse gruaja ime ju thotë që do të më përgjoj mua, lejohet kjo me ligj?
Pjeta: Gruaja jote nuk të përgjon ty, gruaja jote përgjon veten e vetë, e ti bie viktim e përgjimit të gruas tënde.
Në Opinion u fol edhe izraelitin në Rinas. Yoram Frig u ndalua në aeroportin e Rinasit me një pajisje të veçantë që prokuroria dyshon se kryen përgjigme. Ai u lirua, por pasaporta e tij mbahet derisa autoritetet të zbardhin plotësisht ngjarjen,
Yoram Frig tha se ai është hetues privat që është pajtuar nga nga një biznesmen në Shqipëri.
“Unë jam një investigator privat, kam ardhur në Tiranë gjithsej katër herë, dy herë për të vizituar Shqipërinë dhe dy herë për arsye pune.
Këtë herë erdha vetëm për 1 ditë e gjysëm. Kam ardhur i pajtuar nga klienti im. Unë jam hetues privat dhe ajo që më është bllokuar nuk është pajisje përgjimi, pra nuk kryen përgjime. Unë kam ardhur për të ushtruar kontrolle në një kompani private nëse ka apo jo përgjuese. Ajo pajisje identifikon “çimkat” dhe nuk kryen përgjime. Kam punuar të enjten në ambientet e kompanisë së klientit tim. Pajisja është e ligjshme në Izrael dhe kudo në botë. “
Frig ishte kontraktuar nga biznesmeni dhe deputeti Tom Doshi
(M.D/ Shuplaka)