Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Lezhë, ku vizitoi fabrikën e përpunimit të ullirit dhe fruta perimeve.
Gjatë fjales së tij kryeministri Rama u shpreh se ky është tjetër shembull kuptimplotë i suksesit që vjen kur garantohet cilësia e produktit, çka reflektohet edhe në zgjerimin e tregjeve. Ndërkohë që shtoi se kur flitet për produktet që janë me “helme dhe kimikate këtu luan rol kazani” dhe sipas tij këtu “çmendet milet”.
Kryeministri përmendi përballë investitorëve dhe paketën “anti-shpifje”, duke u shprehur semedia nuk duhet të abuzojë me imazhin e biznesit prodhues vendas, pasi në këtë mënyrë dëmton edhe vetë konsumatorin dhe prodhimet shqiptare.
“Në të gjithë këtë volum eksporti që është rritur dhe që ka shkuar jashtë nuk ka asnjë kamion të kthyer mbrapsht për arsye të standardit, asnjë kamion me fruta, asnjë kamion me perime, asnjë lloj problemi, të gjitha brenda standardit, se këtu historia është futet në kazan një rast, bëhet nami, “janë me kimikate, janë me helme, janë me këto e janë me ato” edhe çmendet ky milet. Natyrisht që ka raste abuzimi, por produktet tona asnjë kamion nuk është kthyer mbrapsht, nga pikëpamja e standardeve, flas nga ana e garancisë dhe sigurisë ushqimore,” shprehet Kryeministri.
“Kur kemi filluar procesin për të kaluar antishpifjen në Parlament, – shprehet Kryeministri, – jam habitur, më shkruanin biznesmenë, “mos u tërhiq, na mbytën, na vënë gjoba dhe thonë, o paguaje, ose do të sulmoj në televizion, do të sulmoj në portal, në gazetë, do të të bëj copë, derisa të paguash”. Mirëpo, të gjitha këto janë stres për njerëzit.”, tha Rama.
(M.Q/Faxweb.al)