Deputeti Ferdinant Xhaferaj në një deklaratë nga Kuvendi foli për përjashtimin e katër deputetëve nga grupi parlamentar të Partisë Demokratike.
Ai tha se ky vendim është një masakardë, ndërsa shtoi se deputetët e përjashtuar janë figura të nderuara, të cilëve iu rri mirë kostumi i deputetëve të opozitës.
“Katër deputetët e përjashtuar janë kolegë të nderuar, të cilëve u rri mirë kostumi i deputetit të opozitës. Jam informuar në media dhe kjo tregon maskardën e kësaj vendimmarrjeje. Unë si deputet i opozitës jam marrë dhe do të merrem me qeverinë. Unë nuk ka votuar asnjëherë për përjashtim deputetësh”, tha ai, duke shtuar se akte të tilla janë të papranueshme, që dëmtojnë PD-në.