Në një postim në rrjetet sociale, Facebook, ka reaguar deputetja e PD, Dhurata Çupi në lidhje me përjashtimin e deputetëve të opozitës. Ajo thekson se ata vetëm kanë mbrojtur kushtetutën dhe nuk i janë nënshtruar qeverisë.
“Asgjë të paligjshme! Vetẽm tẽ drejtat tona kushtetuese për t’i shërbyer interesit publik.”, thotë ndër të trjera Çupi.
Reagimi i deputetës Dhurata Çupi:
Përjashtimi i deputetëve të PD shkon kundër kërkesës së faktorit ndërkombëtar për dialog konstruktiv në parlament dhe përmbushjen e kërkesave kushtetuese të opozitës.
Përmes përjashtimit të deputetëve që protestojnë kundër mohimit të të drejtave kushtetuese nuk i shërben rolit mbikqyrës të Parlamentit dhe, aq më pak, funksionimit normal të tij, siç kërkon ambasada e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë dhe Delegacioni i BE.
Për çfarë kanë ndodhur 47 përjashtime të deputetëve të opozitës që nga 5 tetori? Sepse kanẽ mbrojtur kushtetutën dhe nuk i janë nënshtruar qeverisë! Çfarẽ kẽrkojmẽ ne? Asnjë favor! Asgjë të paligjshme! Vetẽm tẽ drejtat tona kushtetuese për t’i shërbyer interesit publik:
1. Ngritjen e komisioneve hetimore për kontrollin e qeverisë nga opozita.
2. Heqjen dorë nga përpjekjet për emërimin e opozitës nga maxhoranca.
Vendi dhe shoqëria nuk mund të ketë asnjë të mirë, kur shkelen të drejtat e opozitës dhe akoma më keq, kur opozita hesht. Ne kemi vendosur të mos heshtim, por të veprojmë. Përjashtimet vetëm sa na nxisin në rrugën tonë të drejtë!