Deputeti Myslim Murrizi i cili u përjashtua nga Parti Demokratike për shkak se nuk pranoi të digjte mandatin ka reaguar ashpër lidhur me vendimin për përjashtimin nga kjo parti edhte të Rudina Hajdarit pasi edhe kjo e fundit konfirmoi se nuk do ti bashkohej vendimit të grupit të PD-së.
Murrizi duke komentuar deklaratën e djeshme të Sekretarit të Partisë Demokratike ku tha se deputetja nuk përfaqëson më PD-në, ka deklaruar se “Rudina Hajdari përfaqëson dhe peshon njëqind fishin e të gjithë kopesë që lehin me shpirtë maceje e me cmirë dreqi o Gaze”.
“Po Ju Gazi dhe e gjithë “ tufa” e mender kryesisë të bijtë e kujt baballarëve jeni??? Kush është kontributi dhe sakrifica e prindërve Tuaj për PD?? Po një pjesë jo e vogël aty, i kanë prindër që kullojnë gjak Shqiptarësh nga duart dhe nxijnë në shpirt nga urrejtja për armiq të partisë more sharlatan politik??”, shkruan Murrizi në reagimin e tij.
Reagimi i plotë:
“Po RUDINA HAJDARI perfaqeson dhe peshon njeqind fishin e te gjithe kopese Tuaj qe lehni me shpirt maceje e me cmire dreqi o Gaze!! RUDINA HAJDARI eshe e BIJA E AZEM HAJDARIT UDHEHEQESI I LEVIZJES STUDENTORE QE SOLLI PLURALIZMIN. KRYETARIT TE PARE TE PD QE KURRE NUK U GRADUA NJE HERE TE VETME DERISA E PUSHKATUAN NE DERE TE PD, QE KURRE NUK FITOI SI E GJITHE LUKUNIA QE KA QENDRUAR dhe qendron si rriqen e shushunje ne kurriz te VUAJTJEVE DHE SAKRIFICES SE MINJERA DEMOKRATEVE qe kurre nuk kane gezuar nga pushteti i PD SEPSE NUK I KENI LENE JU DHE PJELLA HIBRIDE KOMUNISTE QE KA VJELUR PUSHTETIN E DJERSES SE TYRE. Po Ju Gazi dhe e gjithe “ tufa” e mender kryesise te bijt e kujt baballareve jeni??? Kush eshte kontributi dhe sakrifica e prinderve Tuaj per PD?? Po nje pjese jo e vogel aty, i kane prinder qe kullojne gjak Shqiptaresh nga duart dhe nxijne ne shpirt nga urrejtja per armiq te partise more sharlatan politik?? PD eshte me letra parti e qendres se djathte dhe ka lindur si parti anti komuniste. Filozofia e SAJ duhet te jete: BESIMI NE ZOT, FAMILJE E FORTE, ATDHEU DHE PRONA. Ju çfare komponenti te kesaj filozofie plotesoni Gazi?? Po shumica derrmuese e 30 antareve te kryesise ku e gjejne veten disi te plotesuar Gazi? Ju ne ZOT nuk besoni se jeni pjelle spiunesh e ateistesh”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)