Pas përfundimit të seancës së sotme plenare në Kuvend, ku Luan Rama, Vasilika Hysi dhe Ulsi Manja u zgjodhën anëtarë të komisionit për kandidaturat e Vettingut, kryetarja e Grupit Parlamentar të PDIU-së, Mesila Doda akuzon Ramën se po kontrollon gjithë procesin.
“Është çuditshme si erdhën dy kandidatura në emër të PS. Së pari tentuan të kalonin PDIU si pjesë të opozitës. Por ne kemi dy vjet që kemi kaluar në koalicion me PS. Ne nuk kemi pasur ndërmend të bëhemi pjesë e kësaj farse. Pastaj zgjodhën këtë formë, pasi u shkatërrua proçesi mes mazhorancës dhe opozitës. Dua të them që ata duan ta kontrollojnë gjithë procesin, është ai, sovrani”, deklaron Doda në një dalje për mediet.
Ndërkohë, gazetarët e pyetën deputeten nëse refuzimi i kandidaturës së Shpëtim Idrizit do të ndikonte në marrëdhëniet e PDIU-së me aletaët, ajo tha se sëshpejti do të kishte një përgjigje.
“Do kemi vendim shumë shpejt, do kemi një konsultim të gjërë më parë. Kjo nuk e ndihmon aspak marrëdhënien mes aleatëve, ishte një proces që u shkatërrua”, shton Doda.
Kujtojmë se pas votimit të Parlament, Doda u shpreh mjaft e revoltuar pas përjashtimit të kandidaturës së Idrizit dhe deklaroi se palët po tregoheshin arrogantë. (D.D/Shuplaka)