Përjashtohet nga lista për anëtar të KLP-së kandidati Kozma Jano. Ai është përjashtuar pas një propozimi të Ulsi Manjës dhe është miratuar me 3 vota largimi i tij. Kozma Jono ishte kandidat për anëtar të KLP-së nga prokuroria.
Nga PD-ja për këtë kanë ardhur akuza se ka qenë i rekturuar nga Sigurimi i Shtetit në 29 qershor 1977, pra kur ka qenë 21 vjeç në kategorinë “Informator” me pseudonimin “telefoni”.
Bylykbashki ka kundërshtuar këtë vendin duke thënë se duhet 4 vota që merret një vendim i tillë.
Kush është Kozma Jano?
Kozma Jano ishte i propozuar nga avokatët për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Kozma Llaqi Jano i ditëlindjes 1956 në Lushnje, është rekturuar nga Sigurimi i Shtetit në 29 qershor 1977, pra 21 vjeç në kategorinë “Informator” me pseudonimin “telefoni”. Sipas kartelës model 2 të publikuar sot nga PD veprimtarinë ai do ta kryente në portin e Durrësit.Dokumenti mban firmën e zv.titullarit Kapllan Shehu. (J.V/Faxweb)