10:18 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e ish-Kryeministrit kosovar, dërgohet në Gjermani për shërim

20:05 | 14/01/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Kryesore, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përkeqësohet gjendja shëndetësore e ish-Kryeministrit kosovar, dërgohet në Gjermani për shërim

Gjendja e ish-Kryeministrit është përkeqësuar vazhdimisht. Familjarët e tij kanë marrë një vendim të rëndësishëm. GazetaEkspress raporton se Isa Mustafa është nisur për në Gjermani për t’u shëruar.

mësohet se mjekët dyshojnë se Kryetari i LDK-së është prekur nga sindoroma “Guillain-Barré syndrome”.

Trajtimi i kësaj sëmundjeje, për njerëzit që nuk kanë aktivitet të fortë fizik, apo për ata të cilët janë më në moshë, është shumë i vështirë dhe sëmundja mund të lërë pasoja.

Ish-Kryeministri Isa Mustafa ka një javë që është shtrirë në Spitalin Amerikan në Prishtinë.

Përmes një komunikate është raportuar se ai është shtrirë në spital si pasojë e gripit.

Megjithatë, gjendja shëndetësore e Liderit opozitar është më serioze, sesa një grip i zakonshëm sezonal, dhe është përkeqësuar keqasi së fundmi.

“Ai nuk është në gjendje të lëvizë”,- ka thënë një burim i afërt me familjen.

Sindroma GBS është një çrregullim në të cilin sistemi imunitar i trupit sulmon një pjesë të sistemit nervor periferik. Simptomat e para të këtij çrregullimi përfshijnë shkallë të ndryshme të dobësisë ose ndjesive. Këto simptoma mund të rriten me intensitet derisa muskuj të caktuar nuk mund të përdoren fare dhe, kur është e rëndë, personi është pothuajse tërësisht i paralizuar.
 
Një individ i tillë shpesh vihet në një ventilator për ta ndihmuar me frymëmarrje dhe është parë nga afër për probleme të tilla si rrahje jonormale të zemrës, infeksione, mpiksje të gjakut dhe presion i lartë ose i ulët të gjakut. 

Shumica e individëve, megjithatë, kanë shërim nga kjo sindomë, edhe pse disa vazhdojnë të kenë një shkallë të caktuar të dobësisë.

Edhe në vitin 2010, kur Isa Mustafa, atëherë në pozitën e kryetarit të Prishtinës, pat udhëtuar jashtë vendit  për t’iu nënshtruar një intervenimi në zemër, zyrtarët e partisë së tij e patën mbajtur gati sekret informacionin për shëndetin e tij. 

Lideri aktual i LDK’së ka mbajtur pozita të lartë në Krahinën e Kosovës në atë që quhej “Shteti i Përbashkët Jugosllav” para viteve te 90’ta. Pastaj është bërë pjesë e Qeverisë së Përkohshme të Bujar Bukoshit në ekzil. Pas luftës, ka mbajtur pozita në udhëheqjen e institucioneve publike si në Bordin e UP’së. Një kohë ka shërbyer si Këshilltar i Fatmir Sejdiut për t’u bërë pastaj kryetar i Prishtinës deri më 2013. Më 2009 ka marrë pozitën e Kryetarit të LDK’së.

Në zgjedhjet e fundit, pas rrëzimit nga pozita e Kryeministrit, Mustafa vendosi të mos i hyjë as garës për deputet, duke ia lënë vendin e parë Avdullah Hotit.

(F.M/Faxweb)

Etiketa: gjermaniIsa Mustafa
Pas

EMRI/ Vrasja në Tiranë, zbulohet identiteti i viktimës, person me precedent penal

Para

Jeni mashkull besnik apo tradhtar? Mësojeni nga horoskopi

Para

Jeni mashkull besnik apo tradhtar? Mësojeni nga horoskopi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shkodër / Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, kundër kultivimit të bimëve narkotike

Koreja e Veriut rikonfirmon mbështetjen për luftën e Rusisë në Ukrainë

I kërkuar për trafik droge dhe zhvatje, arrestohet në Shqipëri 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Finalja e Botërorit të Klubeve, Chelsea dhe PSG përballen në një superduel në New York

Zjarri në Palokastër të Gjirokastrës rrezikon banesat, vihet nën kontroll

Trump shpall tarifa të reja ndaj BE-së: Reagojnë Franca, Gjermania, Holanda dhe Italia

“Jo standarde të dyfishta”/ Deputeti gjerman kritikon heshtjen politike për gjendjen e shqiptarëve në Serbi

Propozohet kufizim të fëmijëve emigrantë në shkollat ​​gjermane! Mbështetje dhe kritika

Hamasi refuzon një tjetër propozim nga Katari për armëpushim

Kurti takohet me zyrtarin e lartë të DASH, diskutohen raportet me Serbinë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.