Kishte ditë që ankohej tek konkurrentët dhe stafi i Hell’s Kitchen për një problem shëndetësor që e kishte pikasur para se të nisej për në Tiranë.
U rëndua deri në pikën që ai s’mund të vazhdonte më e që do të duhej të kthehej sa më parë në Milano për të ndjekur vizitat mjekësore, e ndoshta dhe një ndërhyrje kirurgjikale. Erdhi me shumë sakrificë, duke lënë andej familjen dhe dy fëmijët e vegjël.
Luajti fort që në ditët e para, duke u sakrifikuar në emër të grupit për qimen që u gjet në pjatën e djemve. Por rrugëtimi tij në Hell’s Kitchen kaq qe i shkruar.
U largua, këtë herë duke e shtrënguar dorën me shef Renaton, që refuzoi ta takonte në prezantimin e tyre të parë.