Agravohet situata e nxënësve të helmuar në shkollën e Postribes. Shumë prej tyre janë rikthyer në urgjencën e spitalit të Shkodrës dhe të paktën 6 janë shtruar pasi kanë paraqitur përkeqësim të gjendjes së tyre.
Prindërit tregojnë rreth simptomave të cilat janë kryesisht dhimbje barku dhe të vjella teksa tregoi gishtin tek fast food ngjitur me shkollën. Një nga të helmuarit e shtruar në spital tregon se dhimbjet i kanë nisur pas konsumimit të një sandëich po në këtë fast food.
Mësohet se në këto 48 orë janë rreth 50 fëmijë të shkollës Adem Haxhia në Postribe, të cilet janë paraqitur në urgjencën e spitalit. Policia ka nisur hetimet ndërsa DShP ka marrë mostrat e ujit dhe të ushqimeve të fast food për të indentifikuar shkaqet e helmimit.
(K.H/Faxweb.al)