Një pallat në qytetin e Gjirokastrës nga dita e djeshme rrezikon të shembet. Pallati ndodhet në lagjen “Punëtore” të qytetit.
Nga shembja e pallatit janë të rrezikuara 15 familje dhe 1 shtëpi private. “Fax News” raporton se ka nisur shkarja e dheut për shkak të punimeve me kompesor.
Banorët e kanë kaluar natën e djeshme jashtë për shkak të frikës nga ndonjë shembje e mundshme. Shqetësimi për humbjen e pronës në sytë e tyre nuk mungon. Ditën e sotme vërehet një shtim i çarjeve, ndërsa toka ka pësuar një ulje rreth 15 cm.
Në Bashkinë e Gjirokastrës ndodhet edhe gjeologët të cilët do të plotësojnë proceverbalin në lidhje me atë që është konstatuar.
(E.K/FAXWEB)
https://www.youtube.com/watch?v=JmQYXiIfGiA&feature=youtu.be