20:28 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përkeqësohet situata në Obot, banorët lëvizin me varka

10:45 | 13/03/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përkeqësohet situata në Obot, banorët lëvizin me varka

Ditën e sotëm nuk mund të kalohet as me mjete të larta, por  vetëm me varka. Makinat e ushtrisë nuk kalojne pasi uji vende-vende arrin mbi 1 metër.Banorët lëvizin vetëm me varkat e ushtrisë

Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme. Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha, fshati Obot 200 ha.

Situata e përgjithshme në Shkodër

Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës deri në orën 09.00 të datës 13 mars 2018, paraqitet si me poshtë :
Vazhdojnë reshjet e shiut në territorin e Bashkisë Shkodër dhe  rriten shkarkimet nga hidrocentralet e kaskadës së Drinit.
Pas inspektimeve në terren të bëra nga Bashkia Shkodër, fatkeqësisht në Njësitë Administrative të përmbytura, situata e përmbytjeve vazhdon të jetë në përkeqësim dhe sipërfaqja totale është  mbi 1850 Ha. E ndarë sipas njësive paraqitet si më poshtë:
Deri në këto momente, janë mbi 450 ha tokë e përmbytur në Njësinë Administrative të Dajçit :                 Fshati Mushan (kënetë+argjinaturë) 195 ha, fshati Shirq 140 ha,  fshati Suka-Dajç (kënetë) 50 ha, fshati Dajç (kënetë) 50 ha , fshati Darragjat 15 ha. Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme.Kalimi bëhet i mundur me mjete të larta.   Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, bimë dekorative dhe të tjera si më poshtë:
Sipërfaqja e përmbytur e mbjellë me kultura bujqësore është si më poshtë:
1. Foraxhere + jonxhe  85 Ha
2. E pakultivuar – 365 ha
Gjithashtu në lagjen Zadrimë, në fshatin Shirq janë të bllokuara nga uji 17 familje. Kërkohet të ndërhyhet për lartësimin e argjinaturës së Pentarit afërsisht në 300 m gjatësi.
Ndërsa në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata vijon të përkeqësohet dhe paraqitet  si më poshtë :
Në Obot kalimi bëhet i mundur me varka. Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme. Mbi 1200 ha tokë janë të përmbytura: Fshati Muriqan 420 ha, fshati Oblikë 580 ha, fshati Obot 200 ha. Nga sipërfaqja e mësipërme,sipërfaqja e mbjellë me kultura bujqësore vlerësohet në 890 Ha , të shpërndara si më poshtë:
1.Jonxhe 713 Ha
2.Kultura të dyta foragjere 139 Ha
3. Grurë 5 Ha
4. Sera 3 Ha
5. Bimë dekorative 20 Ha
6. Vreshtë 1 Ha
7. Ullishte 2 Ha
8.Agrume 1Ha
9.Tunele 1
10.Pemëtore 3
11.Perime 2
12.E pakultivuar 310 Ha
Gjithashtu në njësinë ad. Ana e Malit Ujësjellsi Oblika1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit . Bashkia Shkodër me anë të dy mjeteve autobotë ka bërë dhe po bën furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm.
Në njësinë administrative Bërdicë janë mbi 130 ha tokë e përmbytur e ndarë sipas fshatrave  si më poshtë:
1.Fshati Trush 60 ha
2.Fshati Bërdicë e Madhe 40 ha
3.Fshati Bërdicë e Sipërme 30 ha
Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme.
Nga përmbytjet janë dëmtuar kultura të dyta foragjere, jonxhe, dhe të tjera si më poshtë:
1.Jonxhe+foragjere 70
2.E Pakultivuar 60
Gjithashtu në njësinë administrative Gur i Zi  konstatohet fenomeni i erozionit në tokat bujqësore.Vazhdon gërryerja e tokës në fshatin Juban, në afërsi të Malit të Vukatanës.
Në njësinë administrative Rrethina , në fshatin  Zues janë të përmbytura 70 Ha tokë nga të cilat 10 Ha ndodhen  poshtë fshatit Zues dhe 60 Ha tokë e këtij fshati në fushën e Oblikës. Edhe në zonën e Livadheve kanë filluar të shfaqen probleme , ku ka shtim të sipërfaqes së ujit dhe po iu afrohet banesave.
Niveli i ujit ka pësuar rritje dhe ka tendencë rritjeje në mënyrë të vazhdueshme.
Specialistët tanë janë në terren, dhe po bëjnë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara.
Paraqiten nevoja për javën në vazhdim nga fermerët për bazë ushqimore:
Nevojat për bazë ushqimore për blegtorinë për zonat e përmbytura janë:
Koncentrat  10 t
Bar i thatë  10 t
Të dhënat për nr e kafshëve në Nj.Ad Ana e Malit dhe Dajç. :
Gjedhë  637 krere
Të imta  700 krere
Derra  70 krere
Gjithashtu duhet të merren masa për furnizim me klor për dizefektim për zonat e përmbytura pas tërheqjes së ujit.
Bashkia Shkodër ka bërë një shkresë publike drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes ku ka kërkuar shpalljen e gjendjes së emergjencës civile në këto njësi pasi  rrezikohet rëndë shëndeti dhe jeta e popullatës, gjësë së gjallë, pasurisë e mjedisit. Situata e krijuar është rezultat i shkarkimeve të pakontrolluara dhe të mëdha në sasi dhe për një kohë të gjatë, si dhe nga keqmenaxhim i kaskadës së lumit Drin. Deri në orën 21.00 të datës 12.03.2018 niveli i shkarkimeve nga HEC-et paraqitej si më poshtë:
FIERZA: Kuota 295.36m  | Q=647m3/sec  |  P=462MW  |4AG ne pune | Shkarkime nga porta 0m3/s.
KOMANI: Kuota 172.80m  | Q=943/497m3/sec   |  P=580MW   | 4 AG ne pune |Shkarkim nga porta 400m3/s
V.DEJES: Kuota 74.99|  Q=1711/600m3/sec  |  P=239 MW   |5 Ag ne pune | Shkarkim nga porta 800 m3/s
Situata në terren po mbahet në monitorim të vazhdueshëm nga ana e Bashkisë Shkodër.

 

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: obotpermbytje
Pas

Rritet ndjeshëm papunësia, kush është qarku që kryeson listën

Para

Qeveria zbarkon në Elbasan, Policia blindon qytetin. Akset që do jenë të bllokuara

Para
Qeveria zbarkon në Elbasan, Policia blindon qytetin. Akset që do jenë të bllokuara

Qeveria zbarkon në Elbasan, Policia blindon qytetin. Akset që do jenë të bllokuara

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ukraina sulmon përsëri, godet bazën raketore të Rusisë

Kishte humbur një ditë më parë në një ishull të Greqisë, gjendet i pajetë prezantuesi i BBC-së

Ushtria izraelite urdhëron evakuimin e disa lagjeve në rrethinat jugore të Bejrutit

Samiti i Hagës vlerëson kërcënimet, NATO shqetësohet për Kosovën: Do shtojmë vigjilencën

Përplasja për projektligjin e taksave, Musk i kundërpërgjigjet Trump-it

Aksident i rëndë në Burrel, plagosen 4 persona! Dy në gjendje të rëndë nisen te Trauma

Foda dhe Vojvoda para miqësores me Armeninë: Objektiv është fitorja dhe përgatitja për sfidat e shtatorit

Një në 5 të rinj pranon se është bullizuar online, One Albania mbështet studimin

Lideri i serbëve të Bosnjës kundër përfaqësuesit ndërkombëtar: Është ilegjitim

DEFENDER 25/ Forca Detare e Shqipërisë krah Skuadronit të Marinës së SHBA-së, Ambasada Amerikane në Tiranë: Stërvitje thelbësore për sfidat e vërteta të sigurisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.