Ditën e djeshme kryeministri Rama dhe Presidenti i Komisionit Europian Jean Claude Juncker kanë intimiduar gazetaren Erisa Zykaj teksa ajo i pyeste në lidhje me çështjen Tahiri.
Sigurisht që kjo fjali e Juncker do t’i mjaftojë Ramës që kur të kthehet në Shqipëri ta etiketojë këtë si një qëndrim zyrtar të Brukselit, e pastaj do marrë edhe më shumë zemër për të sulmuar mediat e vendit të tij.
Për aktivistin Pano Soko, Juncker ka të drejtë kur i thurr lavde Rames, se reformat e qeverisë Rama, janë si skulpturat e presidentëve në malin Rushmore, që duhen parë nga larg që t’iu njohësh lavdinë. E me ironi Soko, sqaron se edhe shqiptarët që janë larguar drejt Gjermanisë e kanë bërë këtë për të parë nga larg madhështinë e reformave në vendin e tyre.
“Juncker ka të drejtë kur i thurr lavde Rames, se reformat e qeverisë Rama, janë si skulpturat e presidentëve në malin Rushmore, duhet t’i shikosh nga larg që t’ua vlerësosh madhështinë.
Dhe reformat e Ramës duhet t’i shohësh nga Brukseli që t’ua kuptosh madhështine. Kur i sheh nga Tirana s’arrin dot t’i shquash mirë. Sidomos luftën kundër kultivimit të kanabisit dhe për më tepër luftën kundër korrupsionit…
Edhe shqiptarët e kanë kuptuar këtë, prandaj po ikin në Gjermani. Se andej mund ta dallojnë më qartë madhështinë e reformave. Kështu që taksirat e kanë, mos t’i kthejnë më mbrapsht azilantët. T’u japin leje-qendrimet që të kenë dhe ata shancin të shijojne pamjen madhështore të reformave”, shkruan Soko.
(E.K/FAXWEB)