Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në qytetin e Durrësit për të njoftuar nisjen e ndërtimit të kompleksit të parë turistik me 5 yje në Shqipëri në zonën e Gjirit të Lalzit. I pranishëm ka qenë edhe investitori spanjoll i projektit.
Kreu i qeverisë kritikoi qeverinë e kaluar për mungesë vizioni dhe krijimit të kaosit në sektorin e turizmit dhe tha se në këto 3 vite e gjysëm turizmi po merrte një fytyrë të re.
Nga ana tjetër gjatë fjalës së investitorit spanjoll ajo që ka rënë në sy ka qenë përkthimi mjaft i dobët nga ana e përkthyese.
Përveçse kishte probleme me fjalët në një moment ajo i është drejtuar atij që ta përsëris pasi nuk po e kuptonte atë që i thoshte.
Investitori e priti me humor në fakt, po në sytë e të pranishmëve nuk mungoi zhgënjimi.
Nuk dihet se kush e ka punësuar përkëthyesen po ajo që shihet mjaft qartë është se përkthimi ka çaluar aq shumë saqë fatmirësisht mirë që shumica e shqiptarëve dinë pak spanjisht për të kuptuar. (E.K/SHUPLAKA)