E ashtuquajtura Shoqata e Epirit të Veriut nga Athina dhe Selaniku ka njoftuar se 1000 ekstremisrtë grekë pritet të vijnë në Shqipëri në përkujtimoren e minoritarit grek Kostandinos Kaçifas, mbetur i vrarë nga një shkëmbim zjarri me forcat e repartit shqiptar të RENEA-s më 28 tetor 2018, në Bularat të Gjirokastrës.
Mediat greke njoftojnë se Shoqata ka vendosur disa autobuzë në dispozicion për transportin e qytetarëve grekë që do të marrin pjesë në ceremoninë përkujtimore të vdekjes së Kostandinos Kaçifës.
Po ashtu mediat raportojnë se shumë të tjerë do të nisen me automjetet e tyre private.
Ceremonia e 40-ditëshit nga vdekja e Kaçifas do të zhvillohet në fshatin e tij të lindjes, Bularat, të shtunën më 8 dhjetor në orën 11:00.
Të paktën 1000 persona, shkruan media greke, duke cituar përfaqësues të Epirit të Veriut, pritet të marrin pjesë në përkujtimin e Kostandinos Kaçifës.
Sipas raportimeve, nisja e autobuzëve do të bëhet nga Selaniku dhe nga Athina të premten në mbrëmje.
Sipas mediave greke nuk dihet se si do të veprohet nga pala shqiptare sa u përket 60 personave të shpallur “persona non grata”, pas incidenteve të ndodhura gjatë ceremonisë së varrimit të Kostandinos Kaçifës, pasi shumë prej tyre nuk e dinë se janë në listën e Policisë shqiptare si të pa dëshiruar në territorin shqiptar.
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post