Mbrëmjen e djeshme janë përkujtuar viktimat e Otrantos, por Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij nuk ka humbur shansin edhe një herë të mburret me strehimin e afganëve.
Në fjalën e tij në Otranto, Rama u shpreh se Shqipëria ka strehuar më shumë emigrantë se vendet e pasura, duke shtuar se dikur ishin shqiptarët afganë.
“Jam këtu sot dhe mund të kujtoj kur ishim ne afganët e sotëm, ndërkohë që arratiseshim nga një ferr i ngjashëm nga themelet e veta, sepse ndonëse regjimi i Tiranës nuk ishte një regjim islamik fondamentalist, ishte në themel ideologjik që bazohej mbi terrorin dhe mohimin e plotë të tjetrit.
Jam i kënaqur që kam mundësinë që të shoh nga afër këtë vepër, e cila është konceptuar nga një artist i madh, kam nderin ta njoh këtë artist dhe ta admiroj jo vetëm përmes veprave, por edhe si person. Kam pasur kënaqësinë edhe ta përqafoja pak më parë.
Dicka që na bën të mendojmë për ata gra dhe fëmijë që humbën jetën në atë anije. Të reflektojmë për fatin e madh që kemi pasur dhe kemi ende sot, fat që jemi pranë Italisë dhe veçanërisht pranë Pulias.
Me siguri na tregon shumë që ne mund të mësojmë që ai progres që ka ndodhur në Pulia është gjithë cfarë është bërë me novacionin. Fakti që është Shqipëria që duhet të presë Shqipëria më shumë refugjatë se shumë vende të tjera të pasura. Ne e bëjmë për të nderuar historinë tonë,” tha ai.
Ceremonia e mbajtur në Otranto sjell në kujtesë një ngjarje të rëndë të 28 marsit të vitit 1997, ku një anijë “Kateri i Radës” me 142 emigrantë shqiptarë në bord, u godit nga një anije e forcave detare italiane, ku humbën jetën 81 persona. Anija “Kateri i Radës” është kthyer tashmë në monument kulture.
(E.H/Faxweb.al)