Lezha solli në kujtesë heroin tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Me rastin e 620-vjetorit të lindjes së tij, u organizua një veprimtari përkujtimore në Memorialin e Skënderbeut, ku morën pjesë autoritete lokale, qytetarë dhe nxënës shkollash.
Përgjegjësi i Trashëgimisë Kulturore në Bashkinë Lezhë, historiani Paulin Zefi, theksoi rëndësinë e përkujtimit të kësaj date, pavarësisht pasaktësive të mundshme historike mbi ditëlindjen e Skënderbeut.
Nënkryetarja e Bashkisë Lezhë, Eueda Molla, thotë se nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit shqiptarët nuk ishin thjesht një popull në mbrojtje, ata ishin një komb në ngritje.
Veprimtaria për 620-vjetorin e lindjes së Gjergj Kastriotit u mbyll me një koncert muziko-letrar kushtuar figurës së heroit tonë kombëtar.