03:29 | 25/05/2025

Përkujtohet Kongresi i Përmetit, fanatikët e diktatorit shfaqen sërish në ceremoni

Ceremonia e sotme në përkujtim të 81-vjetorit të Kongresit të Përmetit ka mbledhur një numër të madh pjesëmarrësish.

Autobusë të ardhur nga disa zona të vendit me mbështetës të Enver Hoxhës janë tubuar në qendër të qytetit, tek shtatorja e ushtarit të panjohur, ku kanë vendosur kurora dhe buqeta me lule.

Për Report TV, pjesëmarrësit kanë shprehur vlerësime për Enver Hoxhën, Mehmet Shehun dhe PKSH-në, ndërsa kanë shprehur pakënaqësi ndaj autoriteteve për mungesën e fotografisë së Hoxhës në sallën ku u mbajt Kongresi 81 vite më parë.

Para
 



Të Fundit