12:44 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Përkujtuan pushtuesit serb dhe malazez, Antiterrori çon çështjen në Gjykatë: Pati nxitje të urrejtjes etnike

11:25 | 26/03/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përkujtuan pushtuesit serb dhe malazez, Antiterrori çon çështjen në Gjykatë: Pati nxitje të urrejtjes etnike

Një tjetër seancë është zhvilluar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër lidhur me çështjen e ceremonisë përkujtimore të ushtarëve serb dhe malazez në fshatin Gajtan të njësisë Gur i Zi.

Seksioni i Antiterrorit i kërkoi Gjykatës së Shkodrës që Prokuroria të bëjë çeljen e hetimeve si dhe kryerjen e disa veprimeve të tjera hetimore që kanë lidhje me këtë ngjarje. Të pranishëm në sallën e gjyqit ishin vetëm njëra palë, seksioni i Antiterrorit të Policisë ndërsa nuk ishte i pranishëm prokurori i çështjes Ermir Lelçaj.

Më herët ky seksion ka ngritur një akuzë për nxitje të urrejtjes etnike por Gjykata vendosi mosfillimin e këtij procedimi.

U kërkua gjithashtu të hetohen përfaqësuesit e shoqatës Rozafa Moraça dhe Shën Jovan Vladimiri si organizatorë të vendosjes së kryqit serbo-malazez dhe përkujtim të ushtarëve të vrarë në 1912-1913 të cilët erdhën për të pushtuar Shkodrën.

Antiterrori kërkoi që të ndiqet penalisht Pavlo Jakoja si përfaqësues i shoqatës Rozafa Moraça si dhe të bëhet pyetja e të gjithë personave të pranishëm në ceremonial duke përfshirë edhe të huajt që kanë qenë aty për të parë rolin e tyre dhe verifikimin e të gjithë institucioneve për të parë se e kujt është toka si territor atje ku është vendosur kryqi serbo malazez në Gajtan të njësisë Gur i Zi ndërsa gjatë kësaj seance u konfirmua se Bashkia Shkodër nuk ka dhënë një leje për vendosjen e kryqit atje.

Gjatë seancës Gjyqtarja Izabela Radovani i është drejtuar seksionit të Antiterrorit duke i thënë se Prokuroria pretendon se Policia s’mund të jetë kallëzuesi, por specialistët e Antiterrorit deklaruan se ata  kanë kryer të gjitha aktet e duhura proceduriale.

Në seancat e mëparshme për këtë çështje ka pasur përplasje mes Prokurorisë dhe Seksionit të Antiterrorit ndërsa ende nuk ka një vendim nga gjykata për të nisur ose jo hetimet nga ana e Prokurorisë.

Ushtarët serbo-malazez erdhën në Shqipëri para 106 vitesh si pushtues.

 

Etiketa: Gjykatën e Shkallës së Parë në ShkodërPolicia AntiterrotitShën Jovan Vladimirshoqatës Rozafa Moraça
Pas

Zbardhet vrasja e Jurgen Kurtit, arrestohen 3 persona, 1 në kërkim

Para

Emrat/ Vrasja e Jurgen Kurtit, kush janë 3 të rinjtë që u arrestuan. Mister motivi i krimit

Para
Vrasja e Jurgen Kurtit, shoqërohen në Policinë e Durrësit 11 persona

Emrat/ Vrasja e Jurgen Kurtit, kush janë 3 të rinjtë që u arrestuan. Mister motivi i krimit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shqipëri – Serbi, zbulohet arbitri i sfidës, UEFA ia beson një italiani

Balla-deputetëve demokratë: Mbylleni Sali Berishën në shtëpi! Po turpëron shtëpinë e tij dhe Shqipërinë me fyerjet që thotë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Aksident i rëndë në uzinën e “Albchrome” Elbasan, ndalohen tre persona për mungesë sigurie në punë

Noka: GPS në zarfet e votimit, Balla replikon: O Flamur! Kjo që thua ti është vepër penale, nëse ke prova pse nuk shkon në SPAK?

Dashnor Sula thirrje Berishës: Tërhiqu nëse të dhimbset ende PD! Mos dëgjo atë që ke pranë se do të të marrin në qafë

Sula thirrje Berishës nga Kuvendi: Mos bëj si në 2013 që ia le partinë Benjaminit tënd dhe i shkatërrove karrierën Olldashit! Humbëm se fute ‘galloshët’ në listën e mbyllur!

Berisha me kryesinë e PD në Bruksel: Gara elektorale në Shqipëri u asgjësua

Akuzat e PD se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, nis verifikimi për 233 kuti të tjera!

Zjarret masive në pyje, vazhdojnë evakuimet në Kanada

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.