Një ngjarje e paprecedentë mësohet të ketë ndodhur në Sarandë, ku pas një aksidenti, personat e përfshirë kanë debatuar e më pas janë përleshur me njëri-tjetrin.
Sipas të dhënave paraprake mësohet se një prej personave të përfshirë në sherr ka përfunduar me urgjencë në spital, ku po merr ndihmën e bluzave të bardha.
Ende nuk ka detaje lidhur me identitetin e personave të përfshirë në aksident dhe konflikt, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të saj.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post