Pak orë më parë në mediat belge qarkulloi lajmi për përplasjen e dy bandave shqipatre, ku nga e gjithë kjo, mbeti një viktimë, gruaja 43-vjeçare si dhe 4 persona u plagosën rëndë.
Më pas ky lajm qarkulloi edhe në mediat shqiptare.
Për këtë arsye ka reaguar menjëherë deputeti shqiptar në Belgjikë Ahmet Gjanaj, I cili e përgënjeshtron këtë lajm.
Gjanaj e mohon kategorikisht faktin se bandat ishin me shqiptarë, duke u shprehur se asnjëri prej të përfshirëve në konflikt nuk i përket komunitetit shqiptar.
Deputeti ka kërcënuar hapur televizionin belg që trasmetoi lajmin, duke thënë se nëse nuk ndalojnë së përmenduri shqiptarët, do të bashkohen 60.000 antarë të komunitetit shqiptar në Belgjikë, për të bojkotuar kanalin televizv, dhe do fillojnë gjithashtu procedurat tek organet ad hoc për të denoncuar.
Reagimi i plotë
“Pas publikimit të këtij lajmi në ëebsitin e kanalit televiziv RTL Info ku damkoset dhe njëherë emri i Shqiptarëve për shkak të një sherri ndërmjet persona që sipas miqve të mij Shqiparë të qytetit belg të Liezhës (Liège) nuk i përkasin fare komunitetit shqiptar, mora vendimin që t’i shkruaj përsëri redaksisë së këtij kanalit televiziv. Në këtë lajm, mund të konstatojmë që në versionin televiziv, nuk flitet për komunitetin shqiptar mbase për shkak të notë-protestës që ua pata dërguar më 14/02/2018 pas një kronike të së njëjtit karakter në lajmet televizive. Sidoqoftë stigmatizimi i komuniteti shqiptar është i pranishëm në versionin e shkruar në ëebsitin e RTL info poshtë video-së.
Zonjë, Zotëri,
Më 11.06.2018 është botuar një artikull në faqen e RTL Info me titullin: “Dy banda përleshen në një luftë ekstremisht të dhunshme në Ans: Një grua është vrarë”. Në edicionin televiziv apo në videon e lidhur, nuk përmendet origjina e njerëzve të përfshirë në këtë sherr, por në versionin e shkruar, ju specifikoni “Sipas prokurorisë së Liezhës (Liège), janë dy grupe rivale që i përkasin komunitetit shqiptar të qytetit Ans”.
Bashkësia shqiptare në Belgjikë, e cila ka 60.000 njerëz, nuk e kupton pse duhet të përmendet origjina etnike? Cila është lidhja që bëni me përkatësinë etnike? Nga ana tjetër, sa për dijeninë tuaj, individët e përfshirë as nuk i përkasin komunitetit shqiptar.
Prandaj, lajmi është dhe i padrejtë dhe skandaloz.
Ju kemi shkruar dhe njëherë tjetër më 14/02/2018 pas një stigmatizimi që keni bërë, këtë herë në edicionin tuaj televiziv lidhur me shkatërrimin e një rrjeti trafikantësh të qenieve njerëzore ku ishte i përfshirë një individ që ju e përshkruat si shqiptar.
Artikulli juaj në internet sot ka gjeneruar një numër të konsiderueshëm komentesh me karakter racist dhe ksenofobik. Nuk mund të mos jeni në dijeni se jeni ligjërisht përgjegjës për komentet që shkruhen në forumet e faqës tuaj interneti. Prandaj, kërkojmë që ta hiqni një orë e më përpara këte stigmatizim.
Ju kërkojmë dhe njëherë që t’i jepni fund këtij lloji amalgamash dhe të mos përmendni më kurrë “shqiptarët” apo komunitetin “shqiptar” kur bëhet fjalë për lajme apo fakte kriminale.
Në të kundërten, do të mobilizohëmi për t’u kërkuar 60.000 anëtarëve të komunitetit shqiptar në Belgjikë që të bojkotojnë kanalin tuaj televiziv, do të fillojmë gjithashtu procedurat tek organet ad hoc për të denoncuar këtë stigmatizim dhe së fundi, do të vijmë për të demonstruar përpara zyrave tuaja duke ftuar të gjithë shtypin kombëtar dhe evropian për të shprehur zemërimin tonë.”
(E.V/Faxweb.al)