03:09 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Përleshje mes shqiptarëve dhe grekëve në Athinë, 6 persona plagosen. Ç’thotë policia

08:07 | 29/10/2018
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ultranacionalistët e ‘Agimit të Artë’ mblidhen para ambasadës shqiptare në Athinë (Foto+Video)

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur pak pas mesnate në periferi të Athinës, ku pas një sherri masiv mësohet se 6 persona kanë mbetur të plagosur, 2 prej tyre në gjendje më të rëndur. Ende nuk dihen identitetet e personave që kanë mbetur të plagosur, dhe as shtetësia e tyre.

Paraprakisht thuhet se sherri ka ndodhur mes grupeve shqiptare dhe greke, ndërsa policia në shtetin helen thotë se ngjarja nuk ka lidhje me protestat e zhvilluara para ambasadës shqiptare.

Policia greke insiston që të mos e lidhë ngjarjen e ndodhur mbrëmë me vrasjen nga RENEA të shtetasit grek në Gjirokastër. Situata mes dy vendeve ka qenë mjaft e tensionuar, teksa Agimi i Artë ka udhëhequr një protestë me thirrje në kor kundër shqiptarëve. Mediat e vendit fqinj nuk e përjashtojnë mundësinë që përleshja të ketë lidhje me protestat, edhe pse policia thotë të kundërtën. Në vendin ku ka ndodhur sherri është gjetur dhe një pistoletë.

Kujtojmë se paraditen e djeshme shtetasi grek Kostandions Kaçifa, 35 vjeç, lindur dhe banues në Bularat Gjirokastër hapi zjarr mbi makinën e policisë, për shkak se pretendonte se ishte hequr flamuri që kishte vendosur në qendër të fshatit. Pas kësaj ai u largua nga vendi ku hapi zjarr, në drejtim të depos së ujit, dhe pas rezistencës së vazhdueshme nga ana e tij, RENEA e ekzekutoi 35-vjeçarin, i cili njihej për thirrjet e tij të urrejtjes ndaj shqiptarëve.

‘’Shtetasi Kaçifa ka vijuar të qëllojë kundër forcave speciale për gati 30 minuta, duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre. Në kundërpërgjigje, të forcave speciale gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i vrarë shtetasi Kostandinos Kaçifa.

Në vendngjarje u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë automatike, model Kallashnikov, dy karikatorë municioni, një çantë me fishekë luftarakë, si dhe 31 gëzhoja. Në banesën e shtetasit Kaçifa u sekuestrua edhe një uniformë kamoflazh”, sqaronte dje policia shqiptare.

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: Athinegreqiperleshjepolicia
Pas

Almeda jo vetëm se mohoi shtatzëninë, po na tregon dhe gjininë e bebit

Para

“E kam dhëndrin…”, Stresi në burg, vjehrra e tij kërcen vallen e Tropojës

Para
Çpo ndodh me Stresin dhe të fejuarën e tij? ‘’Zhdukin” çdo gjurmë të njëri-tjetrit

“E kam dhëndrin...”, Stresi në burg, vjehrra e tij kërcen vallen e Tropojës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.