01:15 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Përleshje në Katalunjë, Policia plagos dhjetëra persona. Nuk mungojnë as çekiçët dhe shkopat e gomës

14:11 | 01/10/2017
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Përleshje në Katalunjë, Policia plagos dhjetëra persona. Nuk mungojnë as çekiçët dhe shkopat e gomës

Referendumi i pavarësisë në Katalunjë rrëshqiti shumë shpejt në kaos, pas mësymjes së qendrave të votimit nga policia, e përleshjeve të dhunshme me njerëzit e mbledhur përpara tyre.
Dëshimtarë okularë thonë se forcat e rendit qëlluan me plumba gome mbi tubuesit, përpara një qendre në Barcelonë. Deri në mesditë, sipas autoriteteve rajonale kanë marrë trajtim mjekësor të paktën 38 persona të plagosur.

Dhuna nuk vonoi të shpërthente, edhe pse organizatorët e referendumit kishin bërë thirrje për rezistencë paqësore ndaj çdo veprimi të policisë. Kjo e fundit po përpiqet me çdo kusht të bllokojë procesin.

Në qendrën ku voton presidenti katalanas, Carles Puigdemont, efektivët përdoren çekiçët për të këputur drynët, ndërsa jashtë shpërthyen përleshje të ashpra mes policëve dhe qytetarëve që prisnin për të votuar. Puigdemont arriti ta hedhë votën e tij, ndërsa foli “për agresion pa dallim” kundër atyre që tentuan të përcillnin vullnetin e vet.

“Përdorimi i papërgjegjshëm dhe i pajustifikuar i dhunës nga shteti spanjoll nuk e minon dot dëshirën e popullit katalanas për një votë paqësore dhe demokratike. Ai vetëm sa e sqaron edhe më shumë situatën, në sytë e personave që ende ushqenin dyshime dhe në sytë e të gjithë botës, se çfarë është në lojë në një ditë si kjo. Dhunë, shkopinj e plumba gome, agresion kundër njerëzve të mbledhur qetësisht për të mbrojtur kutitë, fletët dhe qendrat e tyre të votimit”, tha Carles Puigdemont, presidenti i Katalunjës.

Madridi zyrtar ishte zotuar ta bllokonte votimin e shpallur të paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese e vendit, e duket i vendosur ta vërë në jetë me çdo kusht angazhimin e tij. Për këtë arsye, Garda Civile ka mësyrë qendrën e IT-s? s? qeveris? rajonale, duke sekuestruar sistemin elektronik të votave.

Katalunja e pasur, me 7.5 milionë banorë, ka gjuhën dhe kulturën e vet, si dhe një nivel të lartë autonomie, por në bazë të Kushtetutës spanjolle nuk njihet si komb më vete. Përpara se të çeleshin qendrat e votimit, qeveria katalanase i kishte sqaruar zgjedhësit se mund t’i printonin vet fletët e votimit që përmbanin vetëm një pyetje, e se mund t’i hidhnin në çdo qendër tjetër nëqoftëse do të mbyllej ajo që u ishte paracaktuar.

(E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: katalunjespanje
Pas

Dëmtohet Alvaro Morata, pritet të mungojë ndaj Shqipërisë

Para

Alfano largon nga Italia mabasadorin e Koresë së Veriut

Para
Alfano largon nga Italia mabasadorin e Koresë së Veriut

Alfano largon nga Italia mabasadorin e Koresë së Veriut

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.