Konflikti mes dy personave ka përfunduar në përleshja me sende të forta dhe një prej tyre përfundoi i plagosur në spital.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Torovicës, në Lezhë, mbrëmjen e sotme, 27 Tetor.
Fillimisht u njoftua për të shtëna me armë, por më pas policia njoftoi se ka pasur vetëm përleshje me sende të forta mes personave të përfshirë në konflikt. Nuk dihet ende motivi i përplasjes dhe rrethanat.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbulimin e autorëve dhe dinamikës së krimit.