Sot në mëngjes 1 Maj 2019 ka pasur një përleshje midis shqiptarve dhe disa grupeve të tjera në burgun e sigurisë së lartë në Trikalla.
Nga përleshja që ka qenë e përgjakshme, një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe pas dërgimit në spital, ka humbur jetën, pasi nuk iu ka mbijetuar plagëve të marra në gjoks dhe në këmbë.
Mësohet se personi që ka humbur jetën është një 29-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur. Gjatë 20 ditëve të fundit eshte vdekja e dytë që ndodh ne kete burg.
(E.K/FAXWEB.AL)