Një arsenal i madh armësh u gjet gjatë kontrollit të të burgosurve në burgun e Koridhallos, një nga më problematikët në shtetin helen.
Shkaku i kontrolleve ishte një përleshje mes të burgosurve, ndërsa të dënuarit janë konfliktuar me thika.
Në vetëm pesë orë kontroll që u kryen në tre krahët e burgut të Koridhallos, u gjetën gozhda, shtiza, syze me kamuflazh, si dhe thika të mëdha të improvizuara.